Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, bleu rezidencën në fjalë në vitin 2021 një pronë historike me vlerë 7.5 milionë paund (8.6 milionë euro) në veri të Londrës, e klasifikuar si ndërtesë e mbrojtur (Grade II).
Por, duket se ajo nuk e dinte se ishte zhvendosur pranë një grupi fqinjësh NIMBY (“Not In My Back Yard”), të cilët më herët ishin ankuar edhe për renovimet e shtëpisë së saj.
None found
Tani, pas paraqitjes së projektit nga arkitekti i Ritës, për një palestër të vendosur në oborrin e ulët të pronës, fqinjët janë sërish në alarm.
Një grup banorësh nga një bllok apartamentesh aty pranë, kanë dorëzuar një ankesë të përbashkët.
Në dokumentin e tyre thuhet: “Banorët që zgjodhën këtë zonë për qetësinë e saj, nuk duhet të detyrohen të jetojnë me ndriçim artificial, zhurma të amplifikuara apo humbje të privatësisë”.
Ata shtuan gjithashtu se, pavarësisht se projekti përmend izolim akustik, dyert e mëdha rrëshqitëse sugjerojnë se mund të ketë muzikë dhe zëra me volum të lartë në çdo orë.
Fqinjët përmendën se në një pronë ngjitur ekziston një rregull strikt që ndalon grumbullimet e mëdha apo festat, pikërisht për të ruajtur qetësinë dhe respektin mes banorëve.
Ankesa vijon: “Ky propozim minon marrëveshjen e përbashkët për ruajtjen e paqes dhe rrezikon të shkaktojë konflikte, ankesa apo edhe procese gjyqësore”.
Një tjetër banor, kagritur madje shqetësimin nëse ndërtimi i palestrës do të pengojë ketra dhe dhelpra që jetojnë aty pranë.
Pavarësisht gjithë kësaj polemike, palestra e planifikuar nga Rita do të jetë e izoluar plotësisht nga zhurma.
Megjithatë, tensionet me fqinjët mbeten të larta.
Siç thotë autori i artikullit origjinal në The Sun me ironi, “Nëse do të isha Rita, do të shkoja në një palestër si Virgin Active dhe me paratë do të vendosja në fund të kopshtit një skulpturë gjigante, që ndriçon në errësirë… vetëm për t’i acaruar edhe më shumë”.
Ndërmarrja publike „Trepça“ ka rikthyer në posedim të saj ambientet e ish-Bankës Komerciale në qendër të Zveçanit, pasi më 12…
Pas raportimeve të Alsatit për mbylljen e paraleles së pestë në gjuhën shqipe në Shkollën Fillore të Butelit, Petar Zdravkovski…
Prokuroria e krimit të organizuar ka hapur hetim për mashtrimet dhe pastrimin e parave që kanë bërë gjashtë persona nga…
Një vatër zjarri me rrezikshmëri të lartë është aktivizuar në fshatin Qinam të Tiranës, pikërisht pranë një depoje ku ruhen…
Një vatër zjarri është shfaqur në lagjen Hoxhalinj, në fshatin Shtepanjë të Njësisë Administrative Gostimë. Zjarri është konstatuar në një…
Që nga mesi i qershorit, rreth 5.4 milionë hektarë tokë janë djegur në Bashkimin Evropian, në më shumë se 1,000…