sport

Ndeshja Shqipëri-Izrael, Ambasada Amerikane jep njoftimin e rëndësishëm

Ambasada amerikane në Tiranë, pak orë para ndeshjes mes Shqipërisë dhe Izraelit që do të luhet në stadiumin Air Albania në Tiranë, më 10 qershor, ka ngritur alarmin për qytetarët amerikanë që të shmangin zonën përreth stadiumin pasi “do të ketë turma të mëdha”.

Ambasada kërkon nga qytetarët amerikanë të kenë kujdes dhe i njofton se disa rrugë do të jenë të bllokuara.

Të lidhura

None found

“Të premten, më 10 qershor 2022 – do të zhvillohet ndeshja e UEFA Europa Nations League ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit në Arenën Kombëtare të Tiranës, “Air Albania Stadium”.

Autoritetet njoftuan se rrugët përreth stadiumit “Air Albania” do të bllokohen dhe do të vendosen postblloqe policie duke filluar nga ora 16:00 deri në fund të ndeshjes (ndeshja është planifikuar të fillojë në 20:45). Rrugët e bllokuara do të jenë: “Dervish Hima”, “Lek Dukagjini”, “Gjergj Filipi”, “Papa Gjon Pali II” si dhe “Kolonat” në sheshin “Italia”. Ju lutemi vini re se këto mund të ndryshojnë.

Ambasada e SHBA këshillon fuqimisht qytetarët amerikanë dhe personelin e ambasadës amerikane që të shmangin zonën e stadiumit të premten më 10 qershor.

Për shkak të turmave të mëdha që priten në Tiranë, ju lutemi të tregoni kujdes në të gjithë qytetin dhe të jeni të vetëdijshëm për vendondodhjen tuaj. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit”, thekson ambasada amerikane.

të fundit

Montella sqaron nëse po mendon largimin nga drejtimi i Turqisë

Turqia pësoi një tjetër humbje të rëndë në Ligën e Kombeve, teksa pas disfatës ndaj Francës, u mposht edhe nga…

4 minutes ago

Mickoski paralajmëron ndryshime në postet e zëvendësministrave dhe drejtorëve brenda dy javësh

Kryeministri Hristijan Mickoski ka paralajmëruar ndryshime të reja kadrovike në eshalonin e dytë dhe të tretë të pushtetit, të cilat…

7 minutes ago

MPB zbardh aksionin policor në Shkup: Tre të ndaluar, armë dhe flamur i ISIS-it të sekuestruara

Departamenti për Shtypjen e Krimit të Organizuar dhe të Krimit të Rëndë, në bashkëpunim me Agjencinë e Sigurisë Kombëtare, Departamentin…

8 minutes ago

Sali: Rruga drejt BE-së duhet të sjellë përfitime të prekshme për qytetarët

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, mori pjesë në Konferencën për Ballkanin Perëndimor në Vjenë, me…

9 minutes ago

Tahiri kritikon vonesën e ligjit për Specialen: Nuk është dokument i NASA-s

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri ka kritikuar institucionet e vendit që ende nuk e kanë sjellë në Kuvend, projektligjin për…

10 minutes ago

Serious accident in Cërrik, 14-year-old struck by motorcycle in Shalës and left seriously injured

Një aksident i rëndë është regjistruar në fshatin Shalës, në Njësinë Administrative Shalës, në Bashkinë Cërrik. Sipas informacioneve paraprake nga…

16 minutes ago