Orges Shehi, u largua nga kampionati shqiptar dhe për herë të parë, po provon një eksperiencë si trajner në Kosovë, aty ku ka marrë drejtimin e Ballkanit.
Shehi ka pasur sukses të jashtëzakonshëm në Shqipëri, duke fituar gjithçka si trajner, por më tepër edhe si lojtar, madje duke luajtur edhe në Ligën e Europës.
None found
Sa i përket Kombëtares, Shehi ishte aty kur Shqipëria luante në Beograd ndeshjen e famshme ndaj Serbisë, të ndërprerë nga droni dhe trazirat e tifozëve.
Në një intervistë për “Panorama Sport”, ish-portieri i Kombëtares bëri një krahasim mes Superiores dhe Kosovës, teksa u ndal edhe Kombëtarja.
Profesor, sezoni i dytë në Kosovë. Si po shkojnë gjërat?
E vërtetë që u bëra pothuajse 9 muaj në Kosovë. Gjysma e sezonit të shkuar dhe ky sezoni ri që ka filluar, gjërat po shkojnë përgjithësisht mirë dhe vazhdojmë të punojmë për vazhdimësinë.
Para 11 vitesh ishit në Beograd. Si e kujtoni atë natë?
Po normal, sa herë vjen tetori na kujtohet Beogradi edhe pse vitet ikin. Të them të drejtën, janë kujtime që sjellin një emocion që vështirë se mund të harrohet ndonjë herë. Pas grushteve që lëshova atë mbrëmje në Beograd, mendova se UEFA do të më përjashtonte përgjithmonë nga futbolli. Aty po mendoja se me çfarë do të merresha pas futbollit.
Këtë të shtunë 5 Shtator 2026, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…
Santos ka njoftuar një dëmtim të sulmuesit Neymar Junior, të cilin lojtari e pësoi gjatë ndeshjes kundër Palmeiras, e cila…
Foto ilustruese/ Cast nga një ndeshje mes Vllaznisë dhe PartizanitVllaznia dhe Partizani do të përballen me njëra-tjetrën sonte në mbrëmje,…
Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë sot konferencë për media. Partia njoftoi se konferenca do të mbahet nga ora…
Kur banka qendrore e Holandës konfirmoi këtë javë se kishte zhvendosur ton ari të vendit nga Amerika e Veriut, ajo…
Një aksident i rëndë rrugor është shënuar pas mesnate në aksin Elbasan–Cërrik në Gjergjan , ku një 31-vjeçar ka humbur…