Këtë të hënë, kombëtarja shqiptare nisi zyrtarisht grumbullimin dhe përgatitjet për dy ndeshjet e kualifikueseve të Kampionatit Botëror 2026.
Futbollistët kuqezi Arbër Hoxha dhe Julian Shehu, dolën në një konferencë për shtyp, ku treguan emocionet e tyre dhe pritshmëritë për sfidat që e presin ekipin kombëtar.
None found
Arbër Hoxha, e cilësoi sfidën e parë të Shqipërisë në kualifikueset e Kupës së Botës 2026 ndaj Anglisë si një përballje të vështirë, duke theksuar se kundërshtari ka lojtarë të klasit botëror.
Megjithatë, ai u shpreh se beson te kualitetet e ekipit dhe shpreson në një rezultat pozitiv, duke premtuar se do të japë maksimumin në minutat që do të ketë në dispozicion.
Ndeshja me Anglinë? – “Ndeshja e parë me Anglinë është e vështirë, duke marrë parasysh që Anglia ka lojtarë të klasit botëror. Ne do të shkojmë për të dhënë maksimumin, i dimë cilësitë dhe kualitetet tona. Shpresojmë të marrim një rezultat pozitiv. Unë do të bëj më të mirën, sa minuta të kem në dispozicion”, tha Hoxha.
1 vit në Kombëtare, si ka shkuar ky rrugëtim për ty? – “Besoj që ka qenë një vit shumë i mirë, sepse arritëm kualifikimin në Europian. Do të bëjmë më të mirën gjithmonë dhe shpresoj që të kualifikohemi në Botëror”.
Konkurrenca në Kombëtare? – “Në Kombëtare, konkurrenca gjithmonë të bën më të fortë. Japim maksimumin për të marrë sa më shumë minuta”.
Prisni ndonjë ndryshim në lojë me Anglinë? – Atë e vendos trajneri. Po presim edhe lojtarët e tjerë që të na bashkohen. Kemi katër ditë në dispozicion për t’u përgatitur taktikisht dhe për të përgatitur ndeshjen sa më mirë.
A duhet të kemi pritshmëri në ndeshjen me Anglinë? – Po, normalisht që besojmë, kjo nuk diskutohet fare. Unë besoj se grupi ka kualitet për të arritur një rezultat pozitiv.
Ndërsa Juljan Shehu, mesfushori i ftuar rishtazi në Kombëtare tregoi emocionet e para pasi mori ftesën nga stafi kuqezi. Ai e cilësoi këtë moment si një ëndërr të bërë realitet dhe nënvizoi se do të japë maksimumin me kombëtaren.
Ftesa nga Kombëtarja – “Është një ëndërr e bërë realitet. Jam shumë krenar që jam përzgjedhur të përfaqësoj Kombëtaren. Është një nga ndjesitë më të bukura në botë. Shpresoj që ta përfaqësoj denjësisht dhe të jap maksimumin tim për ekipin si edhe për të rritur konkurrencën sepse i bën mirë ekipit”, tha Shehu.
Emocionet e para pasi more ftesën– “Momentin e parë kur mora ftesën nuk dija si të reagoja. Isha i mpirë nga emocionet. U kontaktova nga stafi, ishte moment shumë i bukur”.
Si e sheh rrugëtimin me Kombëtaren? – “Nuk kam ardhur për të qenë kalimtar. Shpresoj që rrugëtimi im të jetë sa më i gjatë në kombëtare. Kam ardhur me besimin për të bërë më të mirën”.
“Sa gati je pas dëmtimit – Viti i kaluar ishte viti më i vështirë në karrierën time, sidomos pas dëmtimit që pata. Por u rikuperova shumë mirë dhe shumë shpejt dhe jam 100% gati. Jam shumë mirë fizikisht, kam luajtur thuajse të gjitha ndeshjet me ekipin. Shokët e ekipit më kanë pritur shumë mirë si hera e parë që vij këtu. Kishte entuziazëm në ekipi. Më uruan dhe ishin aty për të më mbështetur”, tha Shehu.
Ekipet gazetareske nga Maqedonia e Veriut, të cilat po udhëtonin drejt Beogradit për të raportuar për zgjedhjet parlamentare në Serbi,…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës që të marrin pjesë në…
Një pjesëmarrje masive e qytetarëve në protestën e 12 të studentëve. Gjatë marshimit të protestuesve, efektivë të policisë kanë dalë…
Efektivët e policisë, me një numër të madh automjetesh, kanë ndërhyrë në zonën e rrugës “Mine Peza” për të kryer…
Protestuesit janë mbledhur pranë Bankës së Shqipërisë dhe selisë së Partisë Socialiste, ndërsa breshëri fishekzjarrësh janë drejtuar në anën anësore…
Për një javë të tërë, prindërit e Shkollës Fillore në fshatin Frëngovë të Strugës nuk i kanë lënë fëmijët e…