Kombëtarja shqiptare ka mbërritur mesditën e sotme në Andorr ku mbërmjen e nesërme do të zhvillojë ndeshjen ndaj vendasve, një përballje shumë e rëndësishm për kuqezinjtë pasi na jep një shan të mirë për të mbjtur vendin e dytë në grup deri në mbyllje të këtyre eliminatoreve që përkthehet me një vend në play-off. Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes dhe stërvitjes së fundit në stadiumin ku do të luhet ndeshja, sëbashku me trajnerin ishte edhe kapiteni Berat Gjimshiti.
Çfarë do tentoni nesër? “Sigurisht që kemi ardhur këtë për një qëllim, të gjithë, për 3 pikë sepse na nevojiten për kualifikueset dhe çfarë kemi mësuar, sigurisht kemi parë ndeshjet e Andorrës në vend të saj me Serbinë dhe Anglinë, që i ka vendosur në vështirësi. Prapë ne do luajmë futbollin tonë, do jemi me vetbesim të madh për 3 pikë. Të respektojmë kundërshtarin, do jenë momente të vështira për 90 minuta, por duhet të jemi mendërisht të fortë që t’i përballojmë të gjitha.
None found
A kishte menduar që do luaje shanset për Botërorin? Jam shumë i lumtur dhe krenar për 300 ndeshje me Atalantën. Ndeshja shumë e rëndësishme, siç gjithmonë është ndeshja e radhës. Sigurisht momentet që kemi, jemi të mirë, do hyjmë për maksimumin dhe 3 pikë, që të vazhdojë ëndrra. A e kam menduar sfidën e parë? Nëse me pyesnit para 10 viteve, jo, nëse do më pyesnit pak më parë po. Besoj te mundësitë që futbolli jep. Çdo gjë është e arritshme dhe pse jo të provosh.
Çfarë ka plus kjo Kombëtare në krahasim me atë në Europian? Mundësitë për lojtarët që kemi me cilësi, besoj kanë ardhur të rinj, të fortë dhe të talentuar. Kanë vendosur trajnerin më shumë në vështirësi, për ekipin është më e thjesht. Sigurisht që kualiteti është rritur në disa aspekte, është mbajtur grupi dhe besoj është gjëja më e rëndësishme që kemi ne.
Në nëntor 1999, në Kishnicë afër Prishtinës, në shtëpinë e Sabit Krasniqit, u gjet një listë me 20 emra të…
Gjatë periudhës janar-shtator të vitit 2026, Qeveria e Kosovës ka shpenzuar vetëm 225.5 milionë euro nga 750.9 milionë euro buxhet…
Zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi kanë shënuar një kthesë të rëndësishme politike, pasi lista e mbështetur nga lëvizja…
Protesta e së shtunës në Tiranë, nisi ndryshe nga tubimet që kanë mbushur rrugët e kryeqytetit që prej fundit të…
Trajneri i Milanit, Ruben Amorim, është shprehur i lumtur pas fitores ndaj Interit në derbin e parë të Milanos për…
nga Prof. Përparim Kabo Ajo që pritej po ndodh, dëshpërimi popullor i grumbulluar ditë pas dite dhe durimi u sos,…