Categories: sport

Ndeshja e rëndësishme me Poloninë, Berisha: Presioni mbi kundështarin, duhet të jemi të fokusuar

Shqipëria do të luaj nesër në “Air Albania” ndeshjen më të rëndësishme deri më tani sa i përket kualifikueseve të Botërorit, Katar 2022.

Përballë do te jetë Polonia e Lewandowskit dhe jo vetëm ,e cila është vetëm një pikë poshtë nesh, e një fitore e “kuqezinjve” do rriste maksimalisht shanset për “Play-Off” dhe humbja thuajse do të na nxirrte jashtë, duke ditur së ndeshja e radhës do të jetë ndaj Anglisë kryesuese.

Të lidhura

None found

Në konferencën e zakonshme për shtyp ka dalë kapiteni Berisha dhe trajneri Edi Reja. Për gardianin e portës tonë, në ndeshjen e nesërme ekipi duhet të jetë i fokusuar, pasi presioni është mbi kundërshtarin.

Sa e rëndësishme është përballja me Poloninë?
Jemi të vetëdijshëm për situatën që jemi tani dhe luajmë një ndeshje të rëndësishme, por edhe nëse sigurojmë vendin e dytë, që na dërgon në play off. Në Europian ka qenë më e lehtë, por ne do të bëjmë lojën tonë dhe shpresoj ta fitojmë këtë ndeshje.

Sa mund të ndikojë presioni në paraqitjen e nesërme?
E dimë që mund të bëjmë një gjë që nuk e kemi bërë asnjëherë më parë, por e dimë edhe që pas çdo fitoreje, rrugëtimi bëhet më i vështirë. Në ndeshjen e radhës presioni nuk duhet të jetë mbi ne, por mbi Poloninë. Kemi bërë shumë gjëra të mira deri tani, pavarësisht se si do shkojë ndeshja nesër, megjithatë shpresoj ta interpretojmë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Sa peshon fakti që duhet të fitojmë ndaj Polonisë, për të pasur çdo gjë në duart tona?
Ne duhet të japim maksimumin në fushën e lojës dhe të jemi të fokusuar për të zbatuar porositë e trajnerit. Ndaj tyre kemi bërë shumë mirë në Poloni, por jemi ndëshkuar nga disa gabime, që nuk duhet t’i përsëritim. Duhet të gabojmë sa më pak dhe më pas të provojmë të shënojmë me kualitetet që kemi. Mund ta fitojmë, duke qenë se kemi edhe tifozët në stadium,. Që do të na ndihmojnë jo pak,. E thashë edhe më herët, që presioni do të jetë mbi polakët, më shumë sesa mbi ne.

Sa ndikon mungesa e Gjimshitit dhe si e sheh përballjen me Lewandowskin?
Dihen vlerat e Beratit, që po bën shumë mirë si në kombëtare, ashtu edhe në klubin ku luan, ndaj do të jetë një mungesë e rëndësishme për fatin tonë të keq. Megjithatë edhe Veseli ka bërë mirë në ndeshjen e fundit dhe mendoj se duhet të jemi kompaktë dhe të bëjmë më të mirën, kushdo që luan. Lewa është ndër sulmuesit më të mirë në qarkullim aktualisht dhe jemi të vetëdijshëm, por duhet ta ndalojmë si skuadër. Nëse ia dalim, do të jetë një sukses.

Për nga presioni dhe emocionet, me cilën ndeshje mund ta krahasosh këtë me Poloninë?
Ka shumë ndeshje që përngjajnë me këtë përballje, si ajo me Norvegjinë apo ajo me Serbinë. Jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e kësaj ndeshjeje dhe duhet ta marrim me qetësi, pasi kemi bërë shumë mirë deri tani dhe nuk është fundi i botës nëse humbim ndaj Polonisë, që është një kundërshtar i fortë. Do të mundohemi të bëjmë detyrat që na ngarkon trajneri dhe të provojmë të shfrytëzojmë kualitetet.

A keni punuar për të shmangur gabimet në goditjet standarde?
Jemi munduar të ushtrohemi në goditjet standarde, pasi është fakt që Polonia e fitoi ndeshjen falë tyre. Edhe ndaj Hungarisë patëm një situatë të sikletshme, ku ata goditën edhe shtyllën. Megjithatë në këtë situatë, më shumë vlen përqendrimi sesa gjëra të tjera, ndaj nesër do mundohemi të jemi më të vëmendshëm. Edhe në të kaluarën jemi ndëshkuar në minutat e fundit nga goditjet standarde, ndaj duhet të jemi të përgatitur dhe të vlerësojmë maksimalisht këto situata. /albeu.com

të fundit

Stuhi e fuqishme në Vlorë, pushuesit braktisin me shpejtësi plazhet

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik.…

20 seconds ago

“Odissea” e Christopher Nolan nis me sukses rekord, 259 milionë dollarë të ardhura në tre ditë

Filmi më i ri i regjisorit britanik Christopher Nolan, [...]Read More...

7 minutes ago

Hegseth i kërkon Senatit 80 miliardë dollarë, Uashingtoni vlerëson zgjerimin e goditjeve kundër Iranit

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth dhe Kryetari i Shtabit të Përbashkët të Ushtrisë, gjenerali Dan Caine, dëshmuan para Senatit…

7 minutes ago

IHMK shpall alarm portokalli për 22 korrik, stuhi me breshër dhe erëra të fuqishme në mbarë Kosovën

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka lëshuar një paralajmërim meteorologjik të nivelit portokalli për ditën e mërkurë, 22 korrik, duke…

7 minutes ago

Paketa e Maleve/ Rama reagon ashpër ndaj kritikave: 90% janë profile fallco të korbave të opozitave imagjinare

Kryeministri Edi Rama ka reguar ashpër ndaj kritikabve për Paktën e Maleve, duke thënë se 90% e tyre janë me…

10 minutes ago

Drita barazon me Florianën pas golit të vonshëm, kualifikimi vendoset në Prishtinë

Drita ka lëshuar një tjetër fitore nga “dora” në kohën shtesë – këtë herë në udhëtim te Floriana, në ndeshjen…

13 minutes ago