sport

Ndeshja e kurdisur Ulpiana-Vllaznia po hetohet nga prokuroria

Futbolli kosovar së fundmi pësoi një tronditje të madhe për shkak të dyshimeve që u ngritën për kurdisje në ndeshjet e Ligës së Parë në Grupin B ndërmjet Ulpianës dhe Vllaznisë së Pozhoranit.

Pas shqyrtimit të ndeshjes dhe rishikimit të saj përmes xhirimeve, Komisioni i Garave brenda Federatës së Futbollit të Kosovës mori vendim për anulimin e saj.

Në vendim thuhet se është konstatuar se ndeshja në fjalë është e kurdisur.

Pas vendimit të FFK-së, kjo çështja ka kaluar edhe në duart e Këshillit Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Ngjarjet Sportive.

Nga burimet brenda këtij këshilli, KosovaPrees mëson se me këtë çështje është duke u marrë prokuroria.

Ndryshe, në renditjen aktuale të Ligës së Parë, Ulpiana është në vendin e katër me 37 pikë, kurse Vllaznia e Pozhoranit është e nënta me 14 pikë.

të fundit

Joshua Kimmich mbron hapur Musialën dhe kritikon drejtuesit e Bayern Munichut për trajtimin e çështjes

Joshua Kimmich ka kritikuar publikisht drejtuesit e Bayern Munichut për mënyrën se si kanë trajtuar situatën e Jamal Musialas, pasi…

3 minutes ago

LSDM kërkon mbrojtjen e plotë të marrëveshjes kolektive për punonjësit e kulturës

Marrëveshja kolektive për kulturën duhet të ruhet dhe të zbatohet plotësisht, dhe të drejtat e punëtorëve të mijëra punonjësve në…

6 minutes ago

Zjarr në autotransformatorin e nënstacionit Kosova B – KOSTT: Furnizimi me energji nuk u ndërpre

Një zjarr ka shpërthyer në orët e hershme të mëngjesit në autotransformatorin AT2 (400/220 kV) në nënstacionin Kosova B. Operatori…

8 minutes ago

Cristian Shpendi, i papërmbajtshëm në Serie B: tripletë ndaj Ascolit dhe nota maksimale në formacionin e javës

Cristian Shpendi Sa herë futet në fushë, sigurohet të lërë gjurmë [...]Read More...

9 minutes ago

Andy Taylor, kitaristi i Duran Duran, ndahet nga jeta në moshën 65-vjeçare

Andy Taylor, anëtari origjinal i grupit Duran Duran, riffet karakteristike të kitarës së të cilit formësuan shumë prej hiteve më…

9 minutes ago

Fenerbahçe publikon kolazhin special të Vedat Muriqit pas golit vendimtar në Ligën e Kampionëve: “Të gjitha emocionet e tij

Nga i qetë, i nervozuar, i emocionuar e deri te shpërthimi i festës pas golit – Fenerbahce ka zgjedhur një…

15 minutes ago