Mirce Najdoski, kryetar i Komitetit për Kulturë pranë LSDM-së, deklaroi se marrëveshja kolektive në fushën e kulturës duhet të mbrohet dhe të zbatohet në tërësi, ndërsa të drejtat e mijëra punonjësve të këtij sektori nuk mund të vihen në pikëpyetje.
Ai i bëri thirrje qeverisë që të mos ndërhyjë në të drejtat e punëtorëve, duke nënvizuar se kultura nuk është pronë e asnjë partie dhe se punonjësit e saj nuk duhet të trajtohen si viktima anësore të politikave qeveritare.
None found
Najdoski ngriti shqetësimin se mijëra të punësuar në kulturë rrezikojnë të humbasin marrëveshjen kolektive dhe të rikthehen në kushtet e para vitit 2020. Ai pyeti nëse qeveria, të cilën e cilësoi si kriminale dhe kontrolluese të gjithçkaje në vend, e njeh paraprakisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila pritet të shqyrtojë nesër çështjen që vë në diskutim këtë marrëveshje.
Duke theksuar se të drejtat e punëtorëve nuk duhet të kërcënohen, ai kërkoi që Gjykata Kushtetuese të veprojë në mënyrë të pavarur dhe pa ndikime politike.
“Mesazhi ynë është i qartë: të drejtat e punëtorëve nuk guxojnë të rrezikohen dhe Gjykata Kushtetuese nuk duhet të shndërrohet në zgjatje të asnjë qeverie”, u shpreh Najdoski.
Ai kujtoi se marrëveshja kolektive për kulturën është fryt i një lufte të gjatë sindikale, negociatash dhe dialogu social, përmes së cilës janë arritur përmirësime konkrete në gjendjen materiale dhe profesionale të mijëra punonjësve të kulturës.
Kryetari i Komisionit për Legjislacion në Kuvendin e Kosovës, Vigan Qorrolli, ka bërë të ditur se deri më tani nuk…
Deputeti i LDK-së i është përgjigjur Xhavit Halitit pasi ky i fundit në një emision televiziv ka thënë se “Besian…
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka akuzuar mazhorancën në Kuvend për mungesë përgjegjësie lidhur me dhunën policore ndaj protestuesve.…
Joshua Kimmich ka kritikuar publikisht drejtuesit e Bayern Munichut për mënyrën se si kanë trajtuar situatën e Jamal Musialas, pasi…
Një zjarr ka shpërthyer në orët e hershme të mëngjesit në autotransformatorin AT2 (400/220 kV) në nënstacionin Kosova B. Operatori…
Cristian Shpendi Sa herë futet në fushë, sigurohet të lërë gjurmë [...]Read More...