Ish-kapiteni i Interit, Andrea Ranocchia ka marrë vendimin e rëndësishëm për t’u tërhequr nga futbolli i luajtur.
Gjatë mërkatos së verës mbrojtësi kaloi tek debutuesit e Monzës nga Interi, por një dëmtim i rëndë në gju në ndeshjen e parë, e bëri atë që të mbylltë sezonin, të ndërprsite kontratën me Monzën dhe të “vartë kupëcët në gozhdë”.
None found
34-vjeçari me anë të dy videove në rrjetet sociale , ka njoftuar mbylljen e karrierës si futbollist profesionist.
“E di që shumë prej jush keni lexuar lajmin e ndërprerjes së kontratës me Monzën, kështu që jam ku më keni për t’iu shpjeguar gjithçka. Kur nisa të luaj futboll, gati 30 vite më parë, e nisa me një pasion të madh.
Ishte gjëja që më pëlqente më shumë të bëja. Kur isha fëmija nuk e mendoja kurrë se deri ku mund të mbërrija, por kam pasur fatin që pasion tim ta shndërroj në profesion.
Kam qene ne kontakt me shume njerëz dhe do t’i ruaj brenda vetes shumë nga këto eksperienca. Unë pata aftësinë dhe fatin të kaloja çdo lloj eksperience dhe pas shumë hapash, pas shumë momenteve, të të gjitha llojeve, pata fatin të takoja një trajner, Pietro Montanelli, i cili më zbuloi si mbrojtës dhe më transformoi në futbollistin që isha deri dje.
Conte? Antonio më transformoi, ai është një trajner që të ndryshon mënyrën e të menduarit, më ktheu në një lojtar fitues. Kur Conte nuk është më trajneri yt, ti nuk je më i njëjti futbollist.
Falënderoj të gjithë trajnerët që kam pasur, kam menduar për ju këto ditë. Prej një viti e gjysme kam përjetuar një periudhe të vështire, sa i përket motivimit, madje qysh kur isha tek Interi.
Monza më dha një mundësi, më ofroi një kontratë të shkëlqyer dhe e shfrytëzova. Në një moment ndjeva se nuk kishte asgjë brenda meje dhe fillova t’i bëja vetes shumë pyetje.
Më pas ishte ai dëmtim i keq në Napoli që do të më kishte mbajtur jashtë fushës për muaj të tërë. Reflektova dhe duke marrë parasysh që drejtuesit e Monzës kishin besuar shumë tek unë, e ndjeva se ishte e drejtë të mos tallesha me askënd.
Brenda meje nuk kam më asgjë për të dhënë. Me Gallianin u ndamë si miq. Ai është një zotëri dhe më kuptoi plotësisht. Tani dua të marr pak kohë për të menduar për të ardhmen.
Nuk do të rikthehem më të luaj futboll, nuk është kjo ajo që dua… “, deklaroi Ranocchia.
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…