“Napoli e ndjek prej më shumë se një viti. Mes Korsit dhe De Laurentis ekziston një marrëdhënie shumë e mirë dhe kjo do të thotë shumë për këtë transferim”.
Ky ishte opioni i dhënë nga ndërmjetësi i tratativës që është ngritur për të dërguar në Napoli Ardian Ismajlin.
None found
Gjithsesi Serxho Mexi pranon se ende nuk është finalizuar asgjë pasi ende nuk dihet vullneti i lojtarit.
“Për ta konsideruar këtë transferim si të bërë duhet ende kohë. Ende nuk është kuptuar se çfarë do të bëjë Ismajli. Nëse do të vazhdojë të qëndrojë në Itali atëherë Napoli mbetet destinacioni i preferuar, por duhen parë edhe ofertat nga klubet e huaja”, shpjegoi Mexi.
Mes të tjerash ai shpjegon edhe situatën kontraktuale të Ismjalit, i cili është në muajt e fundit të marrëveshjes me Empolin.
“Presidenti Korsi nuk dëshiron që Ismajli të largohet me parametra zero, por nuk dëshiron që të privohet prej tij në janar. Ismjali në Empoli ndihet mirë, madje ata e kanë vlerësuar shumë lojtarin duke i dhënë shiritin e kapitenit. Me aq sa di unë Empoli i ka ofruar edhe një kontratë të re. Napoli ka mësuar shifrat e këtij akordi dhe po e studion për të përgatitur ofertën e vet. Ismjali ka qenë shumë pranë transferimit te Napoli janarin e kaluar pasi drejtori sportiv Xhuntoli e kërkonte me ç’do kusht”, pohon Mexi.
Një situatë e pazakontë raportohet të ketë ndodhur brenda ekipit kombëtar të Turqisë, menjëherë pas emërimit të Sergen Yalçınit në…
Fituesja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ka thënë më herët se dasma e saj…
Vrasja makabre e Arlinda Zekajt në Pejë ka tronditur opinionin publik dhe ka rikthyer në vëmendje dështimet institucionale në mbrojtjen…
Vëmendja e futbolldashësve sot është e përqendruar në stadiumin “Anfield” në ora 17:30, ku Liverpooli dhe Arsenali do të përballen…
Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin për zbatimin e buxhetit të shteti 2025, ka gjetur shkelje të panumërta nga…
Rigon Llugiqi po kalon një sezon të jashtëzakonshëm me Prishtinën, duke u shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm…