Italia ka arritur të mposhtë me rezultatin e ngushtë 2-1 Belgjikën në ndeshjen e vlefshme për finalen e vendit të tretë në Nations League.
Në pjesën e parë edhe pse rastet nuk munguan, asnjë nga skuadrat nuk arriti ta dërgonte topin në rrjetë duke e mbyllur me rezultatin e bardhë, 0-0.
None found
E dyta nis më mirë për italianët të cilët arrijnë të zhbllokojnë rezultatin në minutën e 46 falë nje super goli të mesfushorit Barella.
Në minutën e 65 një penallti e akorduar në favor të “azzurrëve” kthehet në gol nga sulmuesi Berardi duke i dhënë qetësi dhe siguri të tijve.
Belgjika do të ngushtonte rezultatin në minutën e 86’ me de Ketelaere, i cili në fund do të vlente vetëm për statistikë.
Italia kështu e mbyll edicionin e Nations League në vendin e tretë, ndërsa Belgjika në vendin e katërt. Kujtojmë që në orën 20:45 do të jetë finalja mes Francës dhe Spanjës e cila do të përcaktojë fituesin e këtij kompeticioni. /albeu.com
Shqipëria ia del të marrë tri pikë shumë të rëndësishme në Ligën e Kombeve, Liga C, pas suksesit 2-0 ndaj…
Çdo vit, rreth 6.600 qytetarë diagnostikohen me diabet. Shqetësues mbetet numri i personave të padiagnostikuar. Drejtori i Klinikës së Endokrinologjisë,…
Italia ka marrë fitoren e tretë, duke mposhtur Francën me rezultat 3-1 dhe duke u ngjitur në vendin e parë…
Kriza në industrinë gjermane të automobilave po thellohet. Pas problemeve të Volkswagen, tashmë edhe gjiganti Mercedes-Benz ka marrë një vendim…
Spanja dhe Anglia kanë vazhduar me fitore në Grupin 3 të Ligës A në Ligën e Kombeve, duke e bërë…
Pas 46 vitesh, Shqipëria thyen më në fund tabunë Finlandë! Kuqezinjtë rikthehen te fitorja ndaj nordikëve, duke përsëritur suksesin 2-0…