sport

Napoli pranë transferimit të mbrojtësit të Real Madridit, zbulohet çmimi dhe klauzola e riblerjes

Real Madridi po e mbyll shitjen e tyre të dytë këtë verë, pasi paraprakisht kishin arritur marrëveshje me Milanin për transferimin e mbrojtësit të djathtë Alex Jimenez për pesë milionë euro.

“Rossonerët” ishin gjithashtu të interesuar për transferimin e mbrojtësit Rafa Marin, por 22-vjeçari duket se është shumë pranë kalimit tek Napoli.

Sipas Fabrizio Romanos, Marin tashmë është pajtuar në lidhje me kushtet personale me klubin italian dhe gjithçka që ka mbetur është drita e gjelbër nga “Los Blancos” dhe klauzola e riblerjes.

Napoli ka mposhtur konkurrencën e Milanit dhe Juventusit duke marrë kështu kryesimin në garën për shërbimet e tij.

Marca raporton se shuma që do të paguhet për transferimin e tij është mes 12-15 milionë eurosh dhe Real Madridi do të ketë të përfshirë klauzolën e riblerjes.

Kjo klauzolë mund të aktivizohet në vitin 2026 për shumën e 30 milionë eurove dhe mund të rritet më shumë pas një viti.

Pas një sezoni fantastik në huazim tek Alavesi, dukej se Marin do të rikthehej në “Santiago Bernabeu” për të luftuar për nëj vend në formacionin startues.

Megjithatë Real Madridi nuk njihet si klub që promovon talentët nga akademia dhe për këtë arsye kanë vendosur që të fitojnë para nga shitja e tij dhe ta përforcojnë ekipin me lojtarë të tjerë. /Telegrafi/

të fundit

Horoskopi 29 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Do e kuptoni me mire gjate kësaj dite se marrëdhënia ne çift nuk i përmbush te gjitha objektivat e…

5 hours ago

Kreu i KQZ: Nesër nga ora 12:00 nis numërimi i votave të kandidatëve për deputetë

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka njoftuar se numërimi i votave të kandidatëve për deputetë do të…

5 hours ago

Përfundon numërimi i votave në Kosovë, ja si do të ndahen ulëset në Kuvend, VV merr 56 deputetë

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë partia e parë në zgjedhjet e sotme parlamentare, sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror…

5 hours ago

Dy ditë më parë e masakruan në rrugë, Elton Tozaj nuk heq dorë nga deklaratat! Në “shënjestër” 2 banorët e BBVA: Kanë kaluar një natë intime bashkë

Vetëm dy ditë pasi u dhunua barbarisht në autostradën Tiranë-Durrës, gazetari Elton Tozaj nuk ka hequr dorë nga deklaratat e…

6 hours ago

Kurti shpall fitoren në zgjedhje: Fitoi populli i Kosovës dhe Republika! Ftoj partitë opozitare për bashkëpunim në Kuvend

Kreu i LVV-së, Albin Kurti, shpalli fitoren në zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe tha se kjo është fitorja “më e…

6 hours ago

KQZ e Kosovës shpall rezultatet paraprake, LVV-ja fiton zgjedhjet me mbi 49%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatin preliminar të zgjedhjeve dhe Lëvizja Vetëvendosje është fituesja e zgjedhjeve me 49.80 për…

6 hours ago