sport

Nagelsmann nuk fshihet për Ronaldon

Me Robert Lewandowskin që u largua drejt Barcelonës, Bayern Munich i lind detyra për të gjetur një tjetër sulmues që mund të zëvendësoj polakun.Në fakt, bavarezët kanë firmosur me Sadio Mane dhe kanë në organikë lojtarë si Sane apo Gnabry. Megjithatë, një lojtar me më tepër nuhatje në zonë do t’i bënte shumë punë trajnerit Julian Nagelsmann.

Së fundmi, me bavarezët është lidhur emri i Cristiano Ronaldos duke qenë se portugezi duket i vendosur për t’u larguar nga Manchester United në drejtim të një klubi që ka biletën për të luajtur në Champions League.

Të lidhura

None found

Gjithsesi, për të “shuar” zërat e merkatos ka menduar vetë Nagelsmann i cili ka theksuar se nuk ka asgjë të vërtetë mes Bayern dhe CR7.

“I kam dëgjuar të gjitha thashethemet që lidhin Cristiano Ronaldon me Bayern Munich, por mund t’iu siguroj se nuk ka asgjë të vërtetë në këtë mes”, u shpreh prerazi Nagelsmann. Në fakt, tekniku 34-vjeçar nuk ka bërë asgjë ndryshe pasi ka qëndruar në linjën e klubit kur vjen puna te çështja Ronaldo pasi më herët transferimin e luzitanit në Gjermani, e ka mohuar edhe CEO i klubit bavarez, Oliver Kahn si dhe drejtori sportiv, Hasan Salihamidzic.

të fundit

From Berlin, Mickoski warns of a difficult winter for North Macedonia and Europe

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka paralajmëruar se vendin dhe Evropën i pret një dimër i vështirë, për…

1 minute ago

Coronavirus returns in North Macedonia as flu spreads rapidly

Tri raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar gjatë javës së kaluar në Maqedoninë e Veriut, sipas të dhënave të…

2 minutes ago

Chaos at Skopje’s “8 Shtatori” hospital: fire on seventh floor, patients evacuated

Një zjarr ka shpërthyer në katin e shtatë të spitalit “8 Shtatori” në Shkup, duke shkaktuar shqetësim te pacientët dhe…

2 minutes ago

Nga Berlini, Mickoski paralajmëron dimër të vështirë për Maqedoninë e Veriut dhe Evropën

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka paralajmëruar se vendin dhe Evropën i pret një dimër i vështirë, për…

19 minutes ago

Rikthehet koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, ndërsa gripi përhapet me ritëm të shpejtë

Tri raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar gjatë javës së kaluar në Maqedoninë e Veriut, sipas të dhënave të…

19 minutes ago

Kaos në spitalin “8 Shtatori” të Shkupit: Zjarr në katin e shtatë, pacientët evakuohen

Një zjarr ka shpërthyer në katin e shtatë të spitalit “8 Shtatori” në Shkup, duke shkaktuar shqetësim te pacientët dhe…

19 minutes ago