Categories: Uncategorized

EMOCIONUESE/ Babai i Uzunit i pakënaqur nga Reja: Duket ke krijuar hatërmbetje

Babai i Myrto Uzunit, Artan Uzuni, është shfaqur shumë i prekur për shkak se Edi Reja nuk e aktivizoi asnjë minutë djalin e tij në fitoren kundër Bjellorusisë.

Ai tergon vuajtjet e Myrtos dhe emocionon me fjalët e tij. “Shqiponja e ardhur nga periferia e qytetit 2400 vjeçar, Berati. Myrto Uzuni, 77, ti erdhe nga hiçi bab, nga rrugicat e lagjes Uznovë. Askush nuk besonte tek Ty, vetëm Ti edhe unë besonim se mund t’ia dilje. Edhe unë nuk besoja se Ti mund të arrije kaq lart.

Të lidhura

None found

“Unë besoja dhe do isha i kënaqur që ti të vishje fanellën e qytetit tonë Beratit, por Ti u ngjite shumë lart bab. Më the dikur, kur ti ishe vetëm 15 vjeç, kur hyre për herë të parë dhe shkele fushën e stadiumit Dinamo, kur ishim për një vizitë në Tiranë.

“A do loz vallë unë ndonjëherë te këto fusha? Por kur të pashë në Stade de France, duke kënduar himnin e flamurit, sytë e mi u mbushën me lot. Tani për Ty stadiumet janë kush e ka radhën?

“Myrto, mbase je mërzitur se nuk mund të lozësh as sot, në ndeshjen e radhës së kombëtares sonë. I urojmë suksese kombëtares sonë në ndeshjen e sotme, loz apo nuk loz TI.

“Myrto, ti diku mund të kesh krijuar qejf-mbetje për diçka që ke folur apo ke ndjerë. Ti fole për mister Cristian Panuçin dhe që nga ajo ditë Ti ke qëndruar vetëm në stol.

“Mos u mërzit babi, ti je nga ata djem që e njeh NDERIN. TI nuk je servil bab dhe ashtu vazhdo, loz apo nuk loz. Besoj se nuk ka arsye tjetër shpjegimi që Ti të rrish në stol tek ndeshjet e kombëtares, jo se je djali im dhe unë kam qejf që ti te lozësh, por kam dëgjuar këta PALO gazetarë që thonë “lojtarët tanë të kombëtares janë pa minuta në këmbë, ndërsa lojtarët e Bjellorusisë ishin lojtarë që kampionati i tyre vazhdonte dhe do ishin më mirë në kondicionin e tyre fizik.

“Ndërsa një lojtar si Ty bab, me 3500 minuta në këmbë, lojtar formacioni në çdo ndeshje, të lënë jashtë dhe mënjanë. Ku janë këta Gazetare sot, që në ndeshjen e parë tënde me kombëtaren thoshin ‘këmbët XIXA i bënin Myrto Uzunit.

“Të gjithëve duhet t’u jepet mundësia për ta veshur atë fanellë, por gjithmonë kush e meriton. Kjo është e vërteta. Mos u mërzit bab, ti kudo ku ke vajtur ke bërë histori. Vajte tek Laçi, hyre në historinë e klubit. Po ashtu edhe tek Lokomotiva e Zagrebit. Mbase të ndihmon Zoti edhe me Ferencvaroshin e kaloni në grupet e Champions.

“Bab, ti do më kërkosh që unë ta fshij këtë postim, por unë nuk do ta fshij edhe sikur të më lutesh dhe të më përgjërohesh, prandaj mos e merr mundimin të ma kërkosh një gjë të tille. Fitore Shqipërisë, 3-0, me golat e Balaj, Roshit e Manajt”, – shkroi babai i Uzunit.

të fundit

Aro Muric shpëton Sassuolon, Milani ndalet në barazim

AC Milani nuk ka arritur të arkëtojë më shumë se një pikë në udhëtim te Sassuolo.“Rossonerët” ishin më kërkues, por…

28 minutes ago

Bree Taisi i vendos kufi Nick Cannon: Një fëmijë i 13-të do të sillte ndarjen

Partnerja e aktorit amerikan Nick Cannon, Bree Taisi, ka vendosur një kufi të qartë në marrëdhënien e tyre, nëse ai…

30 minutes ago

Albania is not for sale, the government is”/ 121st march toward the Prime Minister’s Office, Rama’s resignation demanded

Ka nisur marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë sot në ditën e 121 kundër qeverisë. Protestuesit thërrasin “Nuk shitet Shqipëria, shitet…

30 minutes ago

US investigates ABC, CBS, CNN, Fox News and NBC over possible antitrust violations, new tensions with Trump

Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka nisur një hetim ndaj pesë rrjeteve të mëdha televizive, ABC, CBS, CNN, Fox News dhe…

31 minutes ago

Baby dies at 38 weeks of pregnancy as investigation links tragedy to faulty heart-rate monitor

Një ngjarje tragjike në një spital në Mbretërinë e Bashkuar ka rikthyer vëmendjen te siguria e pacienteve në maternitetet, pasi…

31 minutes ago

Raphael Glucksmann wins France’s social democratic left primary decisively with over 66% of the vote

Eurodeputeti Raphael Glucksmann është zgjedhur kandidat i së majtës socialdemokrate për zgjedhjet presidenciale në Francë, pasi siguroi më shumë se…

32 minutes ago