Categories: sport

Murataj: Partizani synon trofetë, grupi është forca jonë për sezonin e ri

Mesfushori i Partizanit, Valentino Murataj, ka folur për mediat për objektivat e skuadrës së kuqe në sezonin e ri të Superiores, derbin e ardhshëm me Dinamon dhe ndryshimet që ka sjellë trajneri Florin Bratu. 30-vjeçari ka vlerësuar gjithashtu forcën e grupit dhe mbështetjen e tifozëve.

Të lidhura

None found

Murataj u shpreh se një nga veçoritë kryesore të trajnerit Bratu është modestia dhe afërsia që ka krijuar me lojtarët.

“Mendoj se trajneri Bratu të veçantë ka modestinë e tij dhe e mban sa më afër grupin. Çdo ditë është me ne, jo vetëm në stërvitje, por edhe në hotelin tonë. Jemi shumë afër me të dhe mund të them se e kemi si shok skuadre”, deklaroi mesfushori.

Duke folur për derbin me Dinamon, ai theksoi rëndësinë e kësaj sfide pas rezultateve jo të mira ndaj Teutës dhe Laçit.

“Pas rezultateve jo të mira ndaj Teutës dhe Laçit, ndeshja me Dinamon është një ndeshje po aq e rëndësishme për ecurinë e kampionatit sa ajo ndaj Vllaznisë. Duhet të ruajmë vazhdimësinë dhe të marrim pikët e plota, pasi kampionati sapo ka filluar dhe të gjitha skuadrat janë të etura për pikë”, tha Murataj.

Sa i përket objektivave të Partizanit, 30-vjeçari beson se ekipi ka potencialin për të luftuar deri në fund për trofe.

“Partizani i ka të gjitha mundësitë të shkojë sa më larg, sepse çdo vit dihet që hyn për të fituar trofe. Mendoj se edhe këtë vit Partizani është ndërtuar për të fituar trofe. Ka kontingjentin e duhur për ta bërë këtë”, u shpreh ai.

Murataj veçoi grupin si pikën më të fortë të skuadrës në këtë sezon, duke nënvizuar rëndësinë e bashkimit mes lojtarëve.

“Mendoj që në këtë sezon pika më e fortë do të jetë grupi. U them gjithmonë çunave që të jemi sa më të bashkuar. Partizani nuk ka yje, ndaj duhet të jemi të gjithë bashkë që të shkojmë përpara”, deklaroi mesfushori.

Në prag të derbit, ai pati edhe një mesazh për tifozët e Partizanit, të cilët sipas tij kanë qenë gjithmonë pranë skuadrës.

“Në çdo ndeshje tifozët na kanë mbështetur. Edhe në derbin ndaj Dinamos besoj që do të jenë aty dhe do të na mbështesin. Besoj që do të japim një ndeshje të bukur dhe ta fitojmë”, përfundoi Murataj.

të fundit

Pacolli: Pronari i “Liqeni i Dukagjinit” përballet me procedurë penale pas vazhdimit të punës

Deputetja Fitore Pacolli ka bërë të ditur se, pas injorimit të urdhrit të Inspektoratit të Ministrisë së Mjedisit për ndërprerjen…

31 seconds ago

Owner of Pulse nightclub in Kočani released from pretrial detention and to stand trial at liberty

Dejan Jovanov Deko, pronari i diskotekës Puls në Koçan, ku humbën jetën 63 persona në zjarrin katastrofal, për më pak…

9 minutes ago

Kurti: Partnership with the US unshakable, pressure on Serbia sought over mass graves in Zubin Potok

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në një postim në Facebook, ka shkruar se partneriteti me Shtetet e Bashkuara mbetet i…

10 minutes ago

Ismaili and Malaj discuss integration into SEPA and the transformation of payments

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë…

10 minutes ago

Iran says it struck 10 vessels in the Strait of Hormuz after US attacks, Washington denies it and oil surpasses $100

Irani pretendon se ka sulmuar 10 anije pranë Ngushticës së Hormuzit, në përgjigje të sulmeve amerikane që, sipas Uashingtonit, fundosën…

11 minutes ago

Kriza e emigracionit në Ceuta, BE-ja akordon 115 milionë euro për Spanjën e Sanchez

Bashkimi Evropian sot i dha Spanjës ndihmë emergjente prej rreth 115 milionë eurosh për ta mbështetur atë në krizën e…

11 minutes ago