Categories: sport

Florin Bratu para derbit me Dinamon: Partizani lufton për titullin, Kupën dhe Europën

Partizani do të përballet nesër me Dinamo City në javën e katërt të “Abissnet Superiore”. Derbi do të luhet në stadiumin “FK Vora”, në orën 16:00, ndërsa para kësaj sfide trajneri i të kuqve, Florin Bratu, foli për mediat mbi përgatitjet dhe pritshmëritë e skuadrës.

Të lidhura

None found

“Ky është derbi i parë i sezonit për ne dhe pas fitores ndaj Vllaznisë kërkojmë të japim një tjetër përgjigje pozitive. Përballë do të kemi një skuadër që ka marrë pjesë në Kupat e Evropës, ndaj na nevojitet përqendrim maksimal nga të gjithë. Dinamo është një kundërshtar i fortë dhe pres një ndeshje të vështirë. Përgatitjet gjatë kësaj jave kanë shkuar mirë dhe e presim me shumë interes sfidën e nesërme”, u shpreh Bratu.

Lidhur me mundësinë e ndryshimeve në formacion, trajneri i Partizanit tha se vendimi përfundimtar ende nuk është marrë. “Do të presim edhe ditën e sotme. Nuk e kam përcaktuar ende formacionin titullar, pasi të gjithë lojtarët kanë treguar gjendje të mirë fizike gjatë javës. Secili prej tyre ka mundësi të luajë”, deklaroi ai.

Bratu komentoi edhe orarin e takimit, duke theksuar vështirësinë që mund të sjellin temperaturat e larta. “Ndeshja nuk do të jetë e lehtë për shkak të temperaturave të larta në atë orar. Megjithatë, stadiumi i Vorës nuk ka ndriçim dhe për këtë arsye sfida do të zhvillohet në orarin e përcaktuar”, tha trajneri.

Pas derbit me Dinamon, Partizani do të përballet me Egnatian, por Bratu nënvizoi se për momentin vëmendja është vetëm te sfida e radhës. “Fillimisht duhet të mendojmë për Dinamo City dhe nuk dua të fokusohem tani te ndeshja me Egnatian. Ajo që mund të premtoj është se Partizani do të luftojë ndaj çdo kundërshtari. Objektivat e klubit janë të njohura: jemi një nga klubet më të mëdha të Shqipërisë dhe është normale që të synojmë titullin, Kupën dhe pjesëmarrjen në Kupat e Evropës”, u shpreh ai.

Sa i përket faktit që Partizani ka ruajtur një grup më të pandryshuar krahasuar me ekipet e tjera, Bratu e cilësoi këtë një avantazh. “Është diçka pozitive për ne. Kemi lojtarë me shumë eksperiencë dhe besoj fort tek ata. Gjatë merkatos kemi afruar futbollistë në pozicionet ku kishim nevojë”, theksoi trajneri i të kuqve.

Bratu konfirmoi gjithashtu se ka diskutuar me Fadairon për mënyrën se si luan Dinamo dhe për skemat e trajnerit Daja. “Është normale të flasim me Fadairon për trajnerin e Dinamos. Edhe disa lojtarë të Partizanit kanë punuar më parë me trajnerin Daja. Kjo është diçka normale, por këto mbeten sekretet tona”, përfundoi ai.

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

2 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

2 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

3 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

3 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

3 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

3 hours ago