Categories: sport

Mungesat e Sherrit dhe Berishës i hapin derën talentit të Interit në Kombëtare, mediat italiane vlerësojnë Tahon

Alain Taho është përfshirë në listën e lojtarëve të gatshëm për trajnerin Rolando Maran, për sfidën që Shqipëria do të zhvillojë sonte ndaj San Marinos në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45. Portieri u thirr pas mungesës së konfirmuar për arsye fizike të Alen Sherrit, ndërsa Etrit Berisha nuk mund të luajë për shkak të pezullimit të marrë pas kartonit të kuq ndaj Finlandës.

Të lidhura

None found

Vendimi i trajnerit italian për t’i besuar Tahos përbën një zgjedhje të guximshme, por njëkohësisht edhe një moment të veçantë për portierin e talentuar të Interit. Ai ka përjetuar një nga ditët më të rëndësishme të jetës së tij, duke marrë ftesën për t’iu bashkuar ekipit të parë të Kombëtares.

Lajmi ka tërhequr vëmendjen edhe në Itali. Media “FC Inter1908.it” ka shkruar për portierin shqiptar, i cili aktivizohet me ekipin U-23 të Interit.

Ftesë e papritur – Taho ishte pjesë e Shqipërisë U-21 në miqësoren ndaj Ukrainës, të luajtur në Hungari dhe të mbyllur me rezultatin 2-2. Për shkak të alternativave të kufizuara në portë, ku ishin në dispozicion Dajsinani dhe Simoni, Rolando Maran vendosi të thërriste edhe portierin e Interit.

Një mundësi për të bërë hapin e radhës – Përfshirja në skuadrën kuqezi për ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër San Marinos i jep Tahos besim dhe një shtysë të rëndësishme për të avancuar në karrierën e tij. Kjo ftesë tregon gjithashtu se, në ciklin e drejtuar nga Maran, çdo lojtar është i mirëpritur dhe mund të gjejë vend në Kombëtare.

të fundit

Kurti: Kosova synon më shumë prodhim e eksporte, Forumi Ekonomik me Poloninë nis nesër

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar në prag të Forumit të Tretë Ekonomik Kosovë-Poloni,…

44 seconds ago

US considers $77.1 million B94 nuclear bomb that could strike bunkers in Iran, Russia and China

Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë zhvillimin e një bombe të re bërthamore, të identifikuar si B94, e cila mund të…

1 minute ago

85-year-old man injured in Elbasan crash dies hours later

Ka ndërruar jetë 85-vjeçari Selman Bardhi, i cili u aksidentua mbrëmjen e djeshme në qytetin e Elbasanit. I moshuari nuk…

2 minutes ago

Këlliçi condemns police intervention outside prime minister’s office: On November 28, young people should show Rama his end is near

Partia Demokratike me anë të nënkryetarit Belind Këlliçi, dënon me forcë ndërhyrjen e dhunshme policore gjatë protestës së sotme te…

2 minutes ago

U.S. strikes missile base on strategic island of Qeshm with aircraft

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërmarrë sulme ajrore ndaj Iranit, duke shënjestruar një bazë për lëshimin e raketave në…

2 minutes ago

SHBA shqyrton bombën bërthamore B94 me vlerë 77.1 milionë dollarë, që mund të godasë bunkerë në Iran, Rusi dhe Kinë

Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë zhvillimin e një bombe të re bërthamore, të identifikuar si B94, e cila mund të…

11 minutes ago