Categories: sport

Përplasje mes UEFA-s dhe FIFA-s, zbardhet strategjia për largimin e Infantinos nga presidenca

Gjatë ditëve të ardhshme, UEFA pritet të diskutojë mundësinë që të bojkotojë Kupën e Botës për Klube 2029, të organizuar nga FIFA. Raportohet se presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, është i gatshëm ta përkrahë këtë masë.

Të lidhura

None found

Tensionet u rritën javën e kaluar, kur UEFA paralajmëroi bojkotimin e Kupës së Botës për meshkuj dhe femra, nëse kreu i FIFA-s, Gianni Infantino, vijon me projektin për shitjen e aksioneve të pakicës së turneut nëpërmjet një skeme investimesh private.

Përmes këtij propozimi, Infantino synonte të siguronte më shumë se 20 miliardë dollarë nga investitorët privatë, duke krijuar një kompani të re me emrin FIFA Forëard Enterprise.

Në krye të grupit kryesor të investitorëve pritej të ishte kompania amerikane Thrive Capital, e cila zotërohet nga Joshua Kushner. Ai është vëllai më i vogël i Jared Kushner, dhëndrit të ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, një lidhje që ka nxitur polemika të mëtejshme rreth projektit.

Infantino synon të kërkojë një mandat të katërt si president i FIFA-s në vitin 2027. The Guardian raporton se kandidatura e tij ka marrë tashmë mbështetjen e më shumë se 200 prej 211 federatave anëtare të organizatës.

Pavarësisht kësaj mbështetjeje, po bëhet gjithnjë e më e mundshme që ai të ketë përballë të paktën një rival serioz në zgjedhjet e Kongresit të 77-të të FIFA-s. Kongresi do të mbahet në Rabat të Marokut gjatë muajit mars.

Sipas talkSPORT, Aleksander Ceferin po përpiqet ta dobësojë edhe më shumë pozitën e Infantinos, duke avancuar propozimin që UEFA të bojkotojë Kupën e Botës për Klube 2029.

Formati i zgjeruar i këtij kompeticioni, të cilin Infantino e propozoi në vitin 2019, u organizua për herë të parë në vitin 2025. Nga 32 klubet pjesëmarrëse, 12 ishin evropiane.

Ndërkohë, edicioni inaugurues i Kupës së Botës për Klube për femra është parashikuar të zhvillohet në janar të vitit 2028 dhe do të ketë 19 skuadra pjesëmarrëse.

Ceferin pritet të takohet drejtpërdrejt me Nasser Al-Khelaifin, kryetarin e Shoqatës së Klubeve Evropiane (EFC) dhe njëkohësisht presidentin e PSG-së. Takimi raportohet se do të zhvillohet gjatë finales së Superkupës së UEFA-s ndërmjet PSG-së dhe Aston Villas, më 12 gusht.

Një prej çështjeve kryesore që pritet të trajtohet në këtë takim është bojkoti i Kupës së Botës për Klube.

Al-Khelaifi mori drejtimin e EFC-së në vitin 2021, ndërsa pati një rol vendimtar në bllokimin e projektit të Superligës Evropiane.

të fundit

Nikolloski: Ende mungon një zgjidhje përfundimtare për transportuesit tanë

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski theksoi se deri më tani janë bërë dy gjëra, shoferët trajtohen si profesionistë…

7 minutes ago

Stërnipi i Benito Mussolinit realizon golin e parë në Serie A, pikërisht në përvjetorin e Marshimit mbi Romë

Romano Floriani Mussolini, 23-vjeçari që është stërnipi i diktatorit fashist italian Benito Mussolini, ka shënuar golin e tij të parë…

11 minutes ago

Franca shqyrtoi kufizimin e rrjeteve sociale dhe ndërprerjen e internetit celular gjatë protestave

Qeveria franceze shqyrtoi mundësinë e kufizimit të aksesit në rrjetet sociale, madje edhe të ndërprerjes së internetit celular në zona…

11 minutes ago

Fewer children were detained by police as the number of child victims rises in Macedonia

Gjithsej 1.201 fëmijë ishin në konflikt me ligjin dhe u thirrën në stacionin e policisë në vitin 2025. Kjo përfaqëson…

17 minutes ago

Pacolli announces that the Special Prosecution has closed its investigation into the grants case

Ministrja e Mjedisti dhe ish- deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se Prokuroria Speciale e ka…

17 minutes ago

Suspect in Arlinda Zekaj’s murder threatened police: “I won’t surrender; I’ll kill you too

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, raportohet se ka kërcënuar me vrasje edhe…

18 minutes ago