sport

“Mund të gënjej lojtarët në driblim dhe të krijoj hapësira”! Dobra: Dua të luaj një ditë me Armando Brojën te Kombëtarja

Armando Dobra është duke fituar titullin kampion në National League me Chesterfieldin. Futbollisti që debutoi në një moshë fare të hershme me Ispëich, kishte disa lëkundje të vogla në karrierë, derisa u bashkua me Chesterfield.

Atje shpërtheu dhe është lojtari që dashurohet më shumë nga tifozët për shkak të mënyrës së lojës me driblimet dhe golat spektakolar. Në këtë sezon Dobra ka realizuar 9 gola dhe është drejt ngjitjes në League Tëo. Por ëndrra e tij më e madhe pasi ka luajtur me Shqipërinë U-21, është Kombëtarja A. Në një intervistë për emisionin Koha Shtesë, Dobra tregoi edhe objektivin që i ka vendosur vetes.

“E kam ëndërr që të luaj me Kombëtaren A. Mund të luaj me Shqipërinë, e di që Silvinjo organizon futboll të mirë dhe unë i përshtatem atij stili. Duhet të rritem akoma më shumë dhe kam besim se brenda 1 viti do të jem pjesë e Shqipërisë. Por deri tani nuk kam pasur kontakte nga Silvinjo. Unë i besoj vetes dhe e di që një ditë do të luaj edhe në Premier League. Ftesa në Europian do të ishte ëndërr. Ndoshta jo tani, se ka lojtarë që luajnë në nivel të lart, por pas 1-2 vitesh do të jem pjesë e Kombëtares.

Golat e Asanit? Ato gola mund të bëhen një herë në tre vite, nuk i sheh shpesh. Golat e Asanit nuk i kam parë ndonjëherë në Kombëtares, uroj që ta përsërisi edhe në Europian. Unë i kam parë të gjitha ndeshjet e Shqipërisë në shoqërinë e babait. Babai është i çmendur pas Kombëtares, kemi ndjekur edhe ndeshjet e Europianit kur isha 15 vjeç.

Silvinjo mund të më kërkojë pasi unë jam një lojtar që i gënjej lojtarët në driblim dhe krijojë hapësira për shokët e ekipit. Uroj që të luaj një ditë me Armando Brojën aty, është padyshim modeli im pasi po luan në Premier League. Por te Kombëtarja ka shumë lojtarë të tjerë të mirë”, tha Dobra.

të fundit

“Kush je ti, dil përjashta…”/Prishet marrëdhënia mes Selin dhe Mirit: Mos më fol më!

Miri i ka shprehur Selin se ajo është bërë pjesë e një komploti për t’i rënë atij e për ta…

2 minutes ago

Rama: Nuk do falet askush, ushqimet mund të bllokohen nëse nuk përmbushin kriteret e sigurisë

Kryeministri Edi Rama, në takimin me grupin parlamentar dhe drejtuesit e komisioneve, ka folur ndër të tjera për sigurinë ushqimore…

30 minutes ago

Tërmet në Shqipëri, magnituda dhe epiqendra

Paraditen e sotme, lëkundje tërmeti, të magnitudës 3,7, janë ndjerë në Pogradec. Tërmeti ka rënë rreth orës 11:30, dhe sipas…

36 minutes ago

Në kushtet e sotme jemi të paintegrueshëm në BE/ Rama mbledh Grupin Parlamentar: Shqipëria në Union, një pikë ujë në oqean

Këtë të premte, kryeministri Edi Rama, ka mbledhur Grupin Parlamentar të PS, e para për vitin 2026. Në fjalën e…

46 minutes ago

Strakosha e pëson pa patur faj, gjobë marramendëse nga pronari i AEK-ut në Greqi

Ditën e djeshme, AEK i Athinës u trondit nga OFI Kreta në Greqi. Këto të fundit fituan 0 me 1…

50 minutes ago

Vidhte xhirot ditore në subjekte të ndryshme, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë

Një 30-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi ka rezultuar autor i disa grabitjeve. Siç shihet edhe nga pamjet…

1 hour ago