Categories: sport

Mudryk kishte zemrën te Arsenali, por Shakhtari i dha fjalën e fundit Chelseat

Ish-drejtori sportiv i Shakhtar Donetskut, Darijo Srna, ka treguar prapaskenat e operacionit të vitit 2023, duke zbuluar se Mykhailo Mudryk ishte i prirur për t’u bashkuar me Arsenalin, por vendimi përfundimtar për shitjen e tij ra mbi klubin ukrainas.

Të lidhura

None found

Gjatë asaj periudhe merkatoje, emri i Mudryk qarkullonte me forcë në orbitën e “Topçinjve”, dhe lojtari kishte zhvilluar madje një bisedë të drejtpërdrejtë me trajnerin Mikel Arteta. Pavarësisht kësaj, ishte Chelsea që mbylli marrëveshjen me Shakhtarin, në një transaksion që parashikonte shifra deri në 88 milionë funte.

Srna ka sqaruar se dëshira e futbollistit për të veshur fanellën e Arsenalit nuk mjaftoi. “Misha pati kontakt me Artetën, kurse unë fola me trajnerin e Chelseat. Mund të them se në atë moment ai e admironte më shumë Artetën,” kujton drejtuesi. Por më pas saktësoi: “Megjithatë, e drejta e shitjes i takon klubit. Ne i komunikuam lojtarit se kishim arritur një akord të plotë me londinezët e tjerë.”

Kalimi në “Stamford Bridge” nuk dha rezultatet e shpresuara. Në 73 paraqitje zyrtare mes të gjitha kompeticioneve, sulmuesi arriti të shënojë vetëm 10 herë, përpara se të largohej në formë huazimi gjatë verës së fundit.

Ai u sistemua te Tottenham Hotspur me një marrëveshje njëvjeçare, e cila përfshin një klauzolë blerjeje të përhershme kundrejt 75 milionë funteve.

Mudryk kishte ndenjur larg fushave të lojës për një periudhë të gjatë, pasi një test antidoping rezultoi pozitiv. Gjatë gjithë kësaj kohe, 25-vjeçari këmbënguli se asnjëherë nuk kishte konsumuar me dashje apo ndërgjegje substanca të palejuara. Pas negociatave, ai arriti një marrëveshje me Agjencinë Botërore Antidoping dhe Federatën Angleze të Futbollit, duke njohur shkeljen dhe duke pranuar një dënim me pezullim të barabartë me kohën që kishte vuajtur tashmë.

Rikthimi i tij në një ndeshje zyrtare pas mungesës që nga viti 2024 u shënua në sfidën e Tottenhamit kundër Nottingham Forest, por një dëmtim i pësuar më pas në kyçin e këmbës e detyroi t’i rikthehet listës së të padisponueshmëve.

të fundit

Kompani, automjete dhe prona, vlera e pasurive që iu sekuestruan Ilir Shehut arrijnë në 10 milionë euro

Në kuadër të një hetimi pasuror ndaj Ilir Shehut alias Pasholli, 51-vjeç, i dënuar më parë për trafik droge në…

35 seconds ago

Lëvizja Studentore në Maqedoninë e Veriut: Ndalimet kufitare nuk do të na tërheqin nga kërkesat tona

Lëvizja Studentore në Maqedoninë e Veriut ka shprehur shqetësim për presionet dhe represionin institucional që po tentohet të ushtrohet ndaj…

4 minutes ago

Si u krijua frika për një blackout global më 17 nëntor, ndonëse alarmi ishte i rremë

Një ndërprerje masive e energjisë elektrike, internetit dhe shërbimeve bankare, që do të niste më 17 nëntor dhe do të…

7 minutes ago

Durrës court releases two protesters arrested for throwing eggs at Rama’s car

Gjykata e Durrësit ka vendosur sot për lirimin e menjëhershëm të dy protestuesve Edison Lika dhe Albi Dema, të prangosur…

7 minutes ago

Pamja e Trumpit në Filipine nxit reagime: flokë më të errët dhe më voluminozë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka tërhequr vëmendjen gjatë mbërritjes në Filipine, jo vetëm për vizitën e tij diplomatike në kuadër…

7 minutes ago

After “Diella,” “Gjoni” is created; Rama: It will handle a range of public procurement processes!

Ditën e sotme, kryeministri i vendit Edi Rama, ka njoftuar krijimin e Gjonit, një tjetër Inteligjencë Artificiale, që do t’i…

8 minutes ago