Categories: sport

Muaji i ardhshëm vendimtar për Eriksen, do të mësojë nëse mund të luajë sërish me Interin

Christian Eriksen ka mbetur jashtë fushave që nga Kampionati Evropian.

Eriksen pësoi atak kardiak në qershor gjatë Kampionatit Evropian.

Të lidhura

None found

Për mesfushorin thuhet se do të ketë një ekzaminim mjekësor me një kardiolog danez muajin e ardhshëm, me shpresën se do të ketë përparim për të rifilluar stërvitjet.

Eriksen aktualisht është i vendosur në Milano dhe po pushon me familjen e tij duke pritur për të parë nëse ai mund të rifillojë karrierën e tij profesionale pas incidentit tronditës në Euro.

Reprezentuesi danez u rrëzua në minutat e fundit të ndeshjes kundër Finlandës në Parken Stadium dhe iu dha CPR në fushë para se të dërgohej në spital.

Mjekët danezë konfirmuan se Eriksen kishte pësuar një arrest kardiak dhe i ishte implantuar një defibrilator, që do të thotë se karriera e tij në Serie A mund të përfundojë nëse ICD është e përhershme.

‘La Gazzetta dello Sport’, raporton se ai do të kthehet në Odense brenda pak ditësh dhe në rreth një muaj, ai do të ketë një kontroll me kardiologët danezë të cilët kanë mbajtur dosjen e tij që nga qershori.

Mjekët danezë janë në kontakt të vazhdueshëm me stafin mjekësor të Interit dhe takimi muajin e ardhshëm thuhet se mund të jetë vendimtar për të mësuar kur Eriksen do të jetë në gjendje të rifillojë stërvitjen.

Gazeta pohon se ai mund të jetë në gjendje të rifillojë stërvitjet individuale, me biçikletë, xhiro në xhiro dhe të luajë futboll në një strukturë sportive pranë shtëpisë së tij.

Është një proces i natyrshëm i ‘ri-atletizimit’ në Danimarkë, sipas raportit, por nëse defibrilatori nuk hiqet, Eriksen nuk do të jetë në gjendje të luajë në Itali. 

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

5 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

5 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

6 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

6 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

6 hours ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

6 hours ago