Categories: sport

Lajme të mira nga Eriksen, luajti futboll në fundjavë

Ylli danez ka provuar të angazhohet lehtë duke luajtur me të birin e tij gjatë fundjavës. Ai do të rikthehet në Milano në javën e dytë të korrikut për kontrolle mjekësore tek Interi.

Christian Eriksen e ka bërë hapin e parë përpara pas sulmit kardiak që e pati në Kampionat Evropian. Ylli danez kolapsoi në fushë në ndeshje me Finlandën dhe shpëtoi mrekullisht, teksa ky rast i shokoi të gjithë.

Të lidhura

None found

Mesfushori i Interit, pas sulmit që ka mundur t’i kushtonte me jetë, për herë të parë pasi u lirua nga spitali, ka dalë nga shtëpia e tij në Odense.

Fundjavën që shkoi, 29 vjeçari ka bërë diçka normale për çdo baba, por për të dhe për familjen e tij, kjo ishte diçka e veçantë. Në fakt, ish-futbollisti i Tottenhamit e pati një angazhim të lehtë duke luajtur futboll me të birin e tij trevjeçar. Pra, bëhet fjalë për një sinjal të mirë kur bëhet fjalë për gjendjen e tij shëndtësore.

Më 10 korrik, në ditën kur Interi do të grumbullohet për sezonin e ri, në Milano pritet të zbarkojë edhe përfaqësuesi danez. Mbi të gjitha, për t’i takuar shokët e skuadrës dhe trajnerin e ri, Simone Inzaghi. Ndërkohë, mesfushori kreativ do t’ju nënshtrohet vizitave mjekësore tek kampioni aktual italian për ta parë gjendjen e tij. Natyrisht, do të nevojitet një kohë për ta kuptuar nëse ai do të mund të rikthehet më në fushën e blertë.

të fundit

“Studentët n’Protestë” mohojnë lidhjen me partinë e re “Të Bashkuar për Shqipërinë”

Komuniteti “Studentët n’Protestë” ka reaguar pas njoftimit për krijimin e partisë së re politike “Të Bashkuar për Shqipërinë”, duke bërë…

3 minutes ago

Dimitrieska-Koçoska: Kreditë e shpejta do të paguhen vetëm përmes llogarive bankare

Pagesat e kredive të shpejta dhe pagesat ndaj shoqërive financiare duhet të kryhen ekskluzivisht përmes llogarive transaksionale.Heqja e operimit me…

10 minutes ago

Kabayel dhe Hysa simbolizojnë shqiponjën shqiptare para përballjes për titullin WBC

Agit Kabayel dhe Nelson Hysa kanë dhuruar një moment simbolik në përfundim të peshimit zyrtar, në prag të përballjes për…

15 minutes ago

Giovanni Albanese sqaron rolin e Zhegrovës te Juventusi, marrëdhënien me Spallettin dhe interesimin e Monacos

Edon Zhegrova po fiton gjithnjë e më shumë hapësirë te Juventusi nën drejtimin e Luciano Spallettit, por reprezentuesi i Kosovës…

15 minutes ago

Mesazhi i shoqërisë mbërrin me dron në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 5

Një dron në mbështetje të Zojës ka mbërritur në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 5”. “Ndize motorin brutal, Zoja”,…

26 minutes ago

MC Beka reagon ndaj afrimit të Bejtës me Kledjen: “Kjo nuk përputhet me Kanunin

MC Beka ka kritikuar ashpër afërsinë e krijuar mes Bejtës dhe Kledjes në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 5”,…

26 minutes ago