Categories: sport

Mourinho sheh te Guler çelësin e ri për mesfushën e Real Madridit

Jose Mourinho, trajneri i Real Madridit, po bindet çdo ditë e më shumë se Arda Guler mund të jetë pikërisht elementi që i mungon mesfushës së ekipit për të shtuar kontrollin, qetësinë dhe krijimtarinë në lojë, sipas asaj që shkruan e përditshmja spanjolle Diario AS.

Të lidhura

None found

Talenti turk po kalon një sezon mjaft pozitiv, duke regjistruar dy gola dhe pesë pasime vendimtare në 10 ndeshje të luajtura deri tani.

Sidoqoftë, 21-vjeçari është përdorur kryesisht në krahun e djathtë, në një rol më sulmues, ku ka pasur mundësinë të japë kontribut të drejtpërdrejtë në fazën e fundit të aksioneve.

Tani, Mourinho po mendon seriozisht ta zhvendosë Gulerin në zemër të mesfushës, si një nga dy lojtarët në pozicionin e njohur si double pivot.

Në këtë rol, lojtari turk do të merrte më shumë përgjegjësi për ndërtimin e lojës, shpërndarjen e topit dhe menaxhimin e ritmit të ndeshjes.

Deri më tani, Aurelien Tchouameni dhe Federico Valverde kanë qenë dyshja kryesore që Mourinho ka zgjedhur për mesfushën. Megjithatë, bashkëpunimi i tyre është vënë në dyshim për mungesë krijimtarie në pasime dhe për vështirësitë që hasin kur duhet të thyejnë presionin kundërshtar gjatë nisjes së aksioneve nga mbrojtja.

Pikërisht këtu Guler mund t’i japë Real Madridit një tjetër dimension, falë leximit të lojës, aftësisë për të zbuluar hapësira dhe saktësisë në pasime.

Mourinho është i bindur se këto cilësi do ta ndihmojnë skuadrën të dominojë më shumë në qendër të fushës.

Ndërkaq, fakti që Valverde mund të luajë edhe në të djathtë, qoftë si mbrojtës ose si anësor sulmues, i krijon Mourinhos më shumë hapësirë për të riformatuar formacionin dhe për të shfrytëzuar më mirë potencialin e lojtarëve që ka në dispozicion.

të fundit

Bytyqi paralajmëron: Deri në fund të vitit, borxhi publik do të kapërcejë 11 miliardë euro

Në dy vjet e gjysmë, borxhi publik është rritur me 2.5 miliardë euro, tha deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi, duke…

28 seconds ago

Kryeministri Rama i ftoi për dialog, pedagogët i përgjigjen kryeministrit: Nuk ka komunikim me ne, por me studentët, ne jemi me ata

Pedagogu Sandër Kovaçi, u ka bërë thirrje prindërve dhe qytetarëve të mbështesin protestën e studentëve dhe nxënësve shqiptarë, duke njoftuar…

4 minutes ago

Trendafilova: Dhomat e Specializuara veprojnë të pavarura dhe pa ndikim të jashtëm

Në kohën kur në Kosovë është miratuar Ligji për Specialen, kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, ka dalë me…

7 minutes ago

Ten Hag rrëfen prapaskenat e përplasjes që çoi Ronaldon jashtë Manchester United

Ish-trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, ka folur në lidhje me përplasjen e tij të profilit të lartë me…

11 minutes ago

Raporti i DASH-it: Në Kosovë u identifikuan 13 viktima të trafikimit me qenie njerëzore

Raporti i DASH-it lidhur me trafikimin e qenieve njerëzore për vitin 2026 në Kosovë, thekson se Qeveria e Kosovës nuk…

17 minutes ago

Pedagogët dalin para Universitetit Politeknik në solidaritet me studentët kundër dhunës policore

Siç edhe paralajmëruan pedagogët janë mbledhur në mbështetje të studentëve. Një numër i lartë pedagogësh janë bërë bashkë ndërsa shprehin…

25 minutes ago