Categories: sport

Mourinho merr vendimin për dy talentet, një tjetër yll vjen vetëm pas një largimi

Jose Mourinho ka nisur zyrtarisht aventurën e tij të dytë si trajner i Real Madridit. Portugezi ka filluar punën për përgatitjen e sezonit të ri që prej 13 korrikut.

Grupi në dispozicion të tij nuk është ende i kompletuar, sepse lojtarët që ishin pjesë e Kupës së Botës 2026 po rikthehen hap pas hapi nga pushimet.

Të lidhura

None found

Arda Güler u vendos nën urdhrat e trajnerit të hënën, ndërsa kthimi i Federico Valverdes parashikohet në fund të kësaj jave.

Gjatë ditëve të para të përgatitjeve, Mourinho ka zhvilluar takime individuale me lojtarët, duke ua bërë të qarta planet që ka për secilin gjatë sezonit të ri.

Mediat spanjolle raportojnë se Franco Mastantuono dhe Raúl Asencio, të konsideruar dy prej talenteve të mëdha të klubit, janë emrat kryesorë që mund të largohen përkohësisht nëpërmjet huazimit.

Real Madridi nuk synon të ndahet përfundimisht me asnjërin. Klubi vlerëson se aktivizimi i vazhdueshëm në një skuadër tjetër do t’i ndihmonte ata të zhvilloheshin më shumë sesa minutat e kufizuara në “Santiago Bernabéu”.

Për Asencion, hapësirat janë ngushtuar edhe më tepër pas transferimit të mbrojtësit francez Ibrahima Konaté, ardhja e të cilit ka shtuar konkurrencën në repartin defensiv. Mbrojtësi i ri dëshironte të rivalizonte për një vend titullari, por huazimi tashmë shihet si zgjidhja më e mundshme.

Edhe Mastantuono pritet të ndjekë një rrugë të ngjashme. Ndonëse vlerësohet ndër talentet më premtuese të futbollit argjentinas, ai mund të dërgohet në një klub tjetër për të grumbulluar përvojë.

Ndryshe nga Mastantuono dhe Asencio, Gonzalo García ka bindur Mourinhon dhe do të vazhdojë të jetë pjesë e ekipit të parë. Sulmuesi 22-vjeçar kishte marrë disa oferta dhe shihej si një kandidat për t’u larguar këtë verë, por trajneri portugez ka mbyllur çdo mundësi transferimi.

Mourinho kërkon ta vlerësojë vetë lojtarin, pasi mendon se karakteristikat e tij si një “numër 9” klasik mund t’i shërbejnë skuadrës.

Në merkaton hyrëse, Real Madridi aktualisht nuk parashikon lëvizje të tjera. Gjatë kësaj vere, klubi ka afruar Marc Cucurellan, Denzel Dumfriesin, Ibrahima Konaten dhe Bernardo Silvën, ndërsa Dani Carvajal, David Alaba, Dani Ceballos dhe Fran García janë larguar.

Pavarësisht kësaj, Michael Olise dhe Rodri vijojnë të përmenden si kandidatë për t’u transferuar në “Santiago Bernabéu”.

Burime pranë klubit bëjnë të ditur se drejtuesit e Real Madridit kanë përcaktuar një kusht të prerë: një afrim i madh mund të kryhet vetëm pasi një lojtar të largohet nga skuadra. Një dalje e tillë do të krijonte hapësirën e nevojshme si në listën e ekipit, ashtu edhe në buxhetin e klubit.

të fundit

Ministria e Mbrojtjes: 8 vatra zjarri aktive në vend, në Krujë ndërhyrja vijon në dy zona

Ministria e Mbrojtjes ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur më përditësimin e fundit rreth situatës së zjarreve në vend.…

5 minutes ago

Pajisjet ushtarake të fshehura në Mitrovicë, Agim Rexhepi kërkon hetim të thellë: Kush i vendosi dhe pse?

Gjatë një patrullimi rutinë në rrugën “Zoran Gjingjiq” në Mitrovicën, Policia e Kosovës ka zbuluar veshje dhe pajisje ushtarake të…

9 minutes ago

Kyriakos Mitsotakis rrëzohet nga biçikleta dhe dërgohet në spital, ja gjendja e kryeministrit grek

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, është dërguar në spitalin e Hanias të hënën, pasi u rrëzua nga biçikleta. [...]Read More...

13 minutes ago

FSSH: Punonjësit e MPB-së pa sigurim shëndetësor për shkak të kontributeve të papaguara

Sipas Fondit për Sigurim Shëndetësor (FSSH), punonjësit e Ministrisë së Brendshme nuk kanë sigurim shëndetësor sepse nuk janë paguar kontributet…

13 minutes ago

Meta kundërshton reformën territoriale: Fushë-Arrëzi duhet mbështetur, jo shkrirë

Ilir Meta ka dalë kundër Reformës Territoriale dhe çdo ndërhyrjeje që prek Bashkinë e Fushë-Arrëzit, duke pretenduar se synimi për…

15 minutes ago

Ansu Fati rrëfen emocionet pas largimit nga Barcelona: Përjetova trishtim dhe gëzim

Ansu Fati ka zbuluar se ka ndier “edhe trishtim, edhe gëzim” pasi përfundoi transferimin e përhershëm nga Barcelona te Monaco…

24 minutes ago