Jose Mourinho synon ta bëjë Real Madridin më të paparashikueshëm në aksionet sulmuese, edhe pse skuadra ka arritur kuotën e 500 golave gjatë drejtimit të tij, raporton gazeta Marca.
None found
Ky rekord u shënua pas golit të Antonio Rudigerit në fitoren 4-3 ndaj Romës, në ndeshjen e së mërkurës në Ligën e Kampionëve. Madrilenët përmbysën një disavantazh prej 3-1 dhe siguruan tri pikët.
Pavarësisht efikasitetit të treguar para portës, trajneri portugez kërkon që ekipi të mos varet vetëm nga aftësia për të shënuar, por të ndërtojë edhe mënyra të tjera për të rrezikuar kundërshtarët.
Plani i Mourinhos përfshin kombinimin e posedimit të topit me kundërsulmet e shpejta dhe goditjet standarde. Në të njëjtën kohë, ai synon të ruajë organizimin mbrojtës, një tipar që ka shoqëruar skuadrat e tij ndër vite.
Reali ka disa zgjedhje të rëndësishme në repartin ofensiv, mes tyre Kylian Mbappen, Vinicius Juniorin, Arda Gulerin, Carlos Espí dhe Endrickun. Në këtë grup pritet të rikthehet edhe Rodrygo, i cili për momentin është i dëmtuar.
Sipas raportimit, detyra kryesore e teknikut është që skuadra të paraqitet e rrezikshme ndaj ekipeve me karakteristika të ndryshme dhe të mos përsëritë të njëjtën mënyrë në krijimin e rasteve apo në kërkimin e golit.
Se sa do të zbatohen këto kërkesa nga sulmuesit do të kuptohet në fundjavë, kur Real Madridi do të përballet me Sevillan./Telegrafi/
Siç kishin paralajmëruar, protestuesit janë mbledhur sërish në Elbasan mbrëmjen e kësaj të enjteje. Siç shihet edhe nga pamjet, bëhet…
Pasimi i Ernest Muçit për FranculinonTrabzonspor ka mposhtur në transfertë, 2-4 përballë KuPS, në sfidën e vlefshme për raundin e…
Përplasjet e ashpra mes protestuesve dhe forcave të rendit po përhapen me shpejtësi në akse të tjera kryesore të kryeqytetit.…
E ftuar në një lidhje live në “Tonight” me Mirela Milorin ishte studentja Emi Meçani, e cila tha se kërkesa…
Protesta kundër qeverisë vijon mes tensioneve të larta në Tiranë. Të rinjtë dhe studentët kanë zmbrapsur autobotin e ujit dhe…
Vijon të jetë e tensionuar protesta e nisur në kryeqytet mëngjesin e së enjtes. Protestuesit janë grumbulluar në orët e…