Real Madridi e ka vendosur Rayan Cherkin ndër prioritetet për merkaton e verës, pas kërkesës së trajnerit Jose Mourinho, raportojnë mediat.
Madrilenët po shqyrtojnë përforcimin e sulmit në rast se largohen lojtarë nga skuadra. Cherki vlerësohet për cilësinë dhe krijimtarinë që mund t’i shtojë repartit ofensiv, por transferimi i tij pritet të kushtojë shumë.
None found
Burime mediatike angleze bëjnë të ditur se Real Madridi e di që për të siguruar shërbimet e reprezentuesit francez mund të nevojitet një ofertë mbi 100 milionë euro.
Mourinho thuhet se e kërkon 23-vjeçarin për shkak se ai mund të luajë si në krahun e djathtë të sulmit, ashtu edhe si mesfushor ofensiv.
Interesimi për Cherkin lidhet me problemet e përsëritura fizike të Rodrygos dhe me mundësinë që Brahim Diazi të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit.
Raportohet se Diazi kërkon më shumë minuta në fushë, pasi roli i tij në skuadër është zvogëluar gjatë sezonit 2026/27.
Megjithatë, transferimi nuk pritet të realizohet lehtë. Manchester City nuk dëshiron të ndahet pa rezistencë nga lojtarët kryesorë dhe e konsideron Cherkin pjesë të rëndësishme të projektit sportiv.
Si rrjedhojë, Real Madridit do t’i duhet të paraqesë një ofertë me nëntë shifra për të hapur rrugën e negociatave.
Maqedonia e Veriut humbi 11.4 përqind të popullsisë së saj krahasuar me vitin 2011, më e shumta në Evropë pas…
Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, sonte në emisionin “Debat në SHENJA” ka komentuar edhe rezultatin e raundit të parë të…
Harry Kane përjetoi një nga momentet më të rëndësishme të karrierës së tij, duke fituar çmimin “Topi i Artë 2026"…
Policia e Fierit, ka ndaluar ish juristin e Kadastrës, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të…
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nisur vizitën zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ku është pritur…
Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit J.S.,…