Categories: sport

Morata “tremb” Juventusin: Sa mirë, po të stërvitesha përsëri nga Simeone

Juventusi shpreson të rrëmbejë rinovimin e huazimit të tij “të rëndë” nga Atletico Madridi. Edhe vetë Morata po pret që situata të evoluojë në një mënyrë apo në një tjetër.

Vëmendja e sulmuesit spanjoll është, tani për tani, e gjitha tek Kampionati Europian, që prêt të startojë së shpejti. Sidoqoftë, bisedimet për të ardhmen e tij nuk mund të kalojnë pa u vërejtur, sikur asgjë nuk po ndodh.

Të lidhura

None found

Në intervistën dhënë për “Onda Cero”, Alvaro Morata nënvizon: “Nuk kisha frikë se do të lihesha jashtë kombëtares, sepse kam zhvilluar lojëra të mira dhe kam dhënë asiste më shumë se kurrë. Nëse nuk do të ishte VAR-i do të kisha 30 gola. Në ekipin kombëtar gjithnjë kam bërë mirë”.

Të luash përkrah Cristiano Ronaldos është gjithmonë një nxitje shtesë për t’u përmirësuar vazhdimisht: “Në mendjet tona ai është golashënuesi, sepse e dimë që nëse shënon Ronaldo, do të jemi më afër fitimit të titujve. Ai bën gjithçka për të fituar, nuk mendon për numra individualë. I tiji është një mentalitet prej çeliku, si Rafa Nadal. Është diçka që e admiroj dhe më pëlqen të luaj përkrah tij”.

Në fund, tema më e mprehtë, ajo e së ardhmes. Morata pranon tundimin e një përvoje të re me Diego Simeone: “Do të ishte mirë të stërvitesha nga Simeone përsëri. Unë nuk kam nevojë të zgjedh. Nëse do të më thoshin se kë preferon, do të jepja emrat e dy skuadrave: Atletico Madrid dhe Juventus. Nuk e di se çfarë do të ndodhë, do të luaj ku më duan më shumë”.

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

3 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

3 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

3 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

3 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

3 hours ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

3 hours ago