sport

Morata, sulmuesi i ri i Milanit

Alvaro Morata është një lojtar i ri i Milan. Pas triumfit në Kampionatin Evropian, sulmuesi spanjoll kreu vizitat mjekësore me kuqezinjtë dhe sot mbërriti zyrtarizimi nga Milan:

“AC Milan ka kënaqësinë të njoftojë se ka fituar përfundimisht paraqitjet sportive të futbollistit Álvaro Borja Morata Martín nga Club Atlético de Madrid. Kapiteni i kombëtares spanjolle, me të cilën sapo është kurorëzuar si kampion Europe, Morata ka nënshkruar kontratë me klubin kuqezi deri më 30 qershor 2028 me opsion edhe për një vit tjetër”.

Të lidhura

None found

Pas largimit të Olivier Giroud, Milani ishte në kërkim të një sulmuesi dhe javët e fundit emri i spanjollit Morata ishte ngjitur në krye të listës së drejtuesve të kuqezinjve.

Dëshira e lojtarit për t’u larguar nga Atletico Madrid ishte vendimtare, pavarësisht deklaratave të dashurisë së fundit dhe kostove të ulëta të operacionit: Milan pagoi klauzolën e lirimit prej 13 milionë euro për të liruar sulmuesin spanjoll.

Ish-sulmuesi i Juventus dhe Atletico do të mbajë veshur fanellën me numrin 7. Yacine Adli (që do të mbajë numrin 94) do ti lejojë numrin 7 sulmuesit të ri kuqezinjve.

Fakti që numri 9 mbetet ende i pazbuluar, ndoshta do të thotë se po vjen edhe një tjetër sulmues, me shumë mundësi Fullkrug.

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

1 hour ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

1 hour ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

2 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

2 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

2 hours ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

2 hours ago