Mario Balotelli ka dhënë një intervistë të gjatë për DAZN dhe nuk i është shmangu as pyetjeve për gjëra delikate, si veprimi që kishte bërë duke hedhur fanellën e Interit në tokë.
“Do ta ‘fshija’ si moment nëse do të mundesha. I doja shumë tifozët e Interit. Në sfidën kundër Barcelonës hyra mirë në fushë, gabova një pasim dhe menjëherë filluan të më fishkëllenin. E mora shumë keq sepse nuk kishte ndodhur kurrë”, tha ai.
None found
Më tej ai tregoi edhe vlerësimin që Moratti kishte pasur për të: “Do të më pëlqente të kthehesha në një legjendë të Interit. Me Morattin e kemi folur dhe objektivi ishte pikërisht ky.
Moratti është i paarritshëm. Më ka dhuruar një monedhë ari dhe unë pyeta vete se çfarë ishte. Unë nuk e kuptova dhe shkova te dhomat e zhveshjes dhe ia tregova Materazzit.
Më tha se ai ia kishte dhuruar atë Ronaldos, Recobës, Adrianos dhe Ibrës. E kuptova se çfarë përfaqësonte ai gjest dhe nuk e kam harruar. Është i paarritshëm, si njeri dhe si gjithçka tjetër. Atë monedhë e kam edhe sot”. /h.ll/albeu.com
Gjykata Themelore në Pejë ka mbyllur shqyrtimin gjyqësor në rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan, ndërsa aktgjykimi ndaj Halil,…
Rastet e fundit të vdekjes së punëtorëve në vendin e punës në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë nxitur reagimin e…
Një grua shtatzënë ka mbetur e vrarë me armë zjarri, ndërsa një burrë është plagosur. Ngjarja ka ndodhur në Malisheve…
Dy fëmijë kanë humbur jetën dhe nëntë persona të tjerë janë plagosur, mes tyre shtatë fëmijë, pas një sulmi me…
Të paktën 30 persona kanë humbur jetën në një tragjedi të rëndë në Conakry, kryeqytetin e Guinesë, pasi një masiv…
Rreth 31.8% e shqiptarëve përballen me pasiguri ushqimore të moderuar ose të rëndë në periudhën 2023-2025, vlerëson FAO. Ndonëse treguesi…