Categories: sport

Momente të ftohta te Franca, Cherki shmang Deschamps pas fitores 3-0 ndaj Suedisë

Pas triumfit bindës 3-0 të Francës përballë Suedisë në New Jersey, vëmendjen e mori edhe një episod i sikletshëm mes Rayan Cherkit dhe përzgjedhësit Didier Deschamps.

Franca e siguroi kalimin në fazën e 1/16 së finales të Kupës së Botës falë dy golave të Kylian Mbappes dhe një tjetri nga Bradley Barcola.

Të lidhura

None found

Në raundin e eliminimit direkt, fituesit e dyfishtë të Botërorit do të ndeshen të shtunën me Paraguain, pasi amerikanolatinët befasuan duke nxjerrë Gjermaninë jashtë pas penalltive.

Për këtë sfidë, Deschamps u rikthye në bankinë, pasi nuk ishte i pranishëm në fitoren 4-1 ndaj Norvegjisë për shkak të ndarjes nga jeta të nënës së tij.

Në momentin kur Mbappe realizoi golin e parë, ai dhe pjesa tjetër e futbollistëve francezë vrapuan drejt pankinës për të festuar me trajnerin, në një shenjë të qartë mbështetjeje për të.

Megjithatë, pas vërshëllimës përfundimtare, kamerat nga tribunat kapën një situatë që la vend për interpretime, pasi Cherki u duk i bezdisur me trajnerin e tij.

Edhe pse ka pasur një sezon debutues shumë të mirë me Manchester Cityn dhe është renditur ndër lojtarët më kreativë në Evropë, Cherki ende nuk e ka nisur asnjë ndeshje si titullar me Francën në këtë Kupë Bote.

Ai është aktivizuar në të katër takimet e Francës, por çdo herë nga stoli, duke regjistruar vetëm 55 minuta në fushë.

Në videon që u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale, Deschamps shihet teksa i afrohet Cherkit për ta përqafuar, në kohën kur ish-lojtari i Lyonit po përshëndeste tifozët në tribuna.

Reagimi i sulmuesit, megjithatë, dukej i ftohtë. Fillimisht ai e largoi lehtë trajnerin, ndërsa në afrimin e dytë të Deschamps, uli çorapet dhe e ktheu kokën në anën tjetër, duke krijuar përshtypjen se nuk dëshironte kontakt me të.

https://x.com/winwinallsports/status/2072098751951290704

të fundit

Video: drunk son approaches enraged bull in arena, mother rushes in to save him

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

4 hours ago

Smart glasses and micro cameras in South Korea’s national exam, 111 candidates suspected of violations

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

4 hours ago

VIDEO/ Djali i dehur i afrohet demit të tërbuar në arenë, nëna futet me vrap për ta shpëtuar

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

4 hours ago

Syze inteligjente dhe mikrokamera në provimin kombëtar të Koresë së Jugut, 111 kandidatë dyshohen për shkelje

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

5 hours ago

Propozimi i ri i Wenger për pozitën jashtë loje fokusohet te pjesa e sipërme e trupit

Arsene Wenger nuk ka hequr dorë nga ideja për ta ndryshuar rregullin e pozitës jashtë loje. Pasi propozimi i tij…

5 hours ago

Storms and snow” / weather forecast for the weekend and next week, here’s what meteorologists warn

Sinoptikania e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Besa Sherollari, ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë televizive, ku bëri parashikimin e motit…

5 hours ago