Categories: sport

Modric kërkon një lamtumirë madhështore për Ronaldon dhe reagon ndaj situatës në Portugali

Luka Modric ka komentuar largimin e Cristiano Ronaldos nga grumbullimi i Portugalisë, duke shpresuar që ish-shoku i tij te Real Madridi ta përfundojë karrierën ndërkombëtare me një ceremoni të denjë për kontributin e tij.

Të lidhura

None found

Ronaldo u largua nga grumbullimi portugez të mërkurën, më 30 shtator, pasi trajneri Jorge Jesus nuk e aktivizoi në ndeshjen që Portugalia e fitoi 2-1 ndaj Norvegjisë.

Pas kësaj, portugezi zhvilloi një takim me Jesusin dhe presidentin e Federatës Portugeze të Futbollit, Pedro Proença, ku u diskutua situata e krijuar. Më vonë, 41-vjeçari e bëri publik përmes rrjeteve sociale vendimin për t’u larguar nga grumbullimi.

Ky veprim mund t’i kushtojë Ronaldos një pezullim nga një deri në gjashtë muaj, pasi u largua pa leje. Megjithatë, Modric, me të cilin ka luajtur në 222 ndeshje në “Santiago Bernabeu”, dëshiron që ai të rikthehet dhe ta mbyllë aventurën me kombëtaren në mënyrën që i takon.

Pas disfatës 2-1 të Kroacisë përballë Spanjës në Ligën e Kombeve, mesfushori u pyet për zhvillimet rreth kapitenit portugez.

Modric sqaroi se nuk kishte komunikuar me Ronaldon dhe se nuk mund të jepte një vlerësim të plotë, pasi nuk ishte në dijeni të të gjitha detajeve.

“Jo, nuk kam folur me të. Për mua është e vështirë të komentoj, sepse nuk e di saktësisht çfarë ka ndodhur. Nuk e kam ndjekur nga afër këtë situatë, pasi jam i përqendruar te problemet e mia këtu”, deklaroi ai.

Megjithatë, legjenda kroate tha se e shqetëson fakti që një situatë e tillë po i ndodh Ronaldos në vendin e tij dhe u shpreh me shpresën se çështja do të zgjidhet së shpejti.

“Është e trishtueshme ta shohësh këtë duke ndodhur me të në Portugali. Nuk i di të gjitha rrethanat, por shpresoj që të gjendet një zgjidhje. Cristiano është lojtari më i madh në historinë e Portugalisë dhe meriton një tjetër lamtumirë, si dhe një përfundim tjetër me kombëtaren”, u shpreh 41-vjeçari.

Sipas Modric, Ronaldo duhet të ketë mundësinë për ta mbyllur përfaqësimin e tij ndërkombëtar me një nderim të veçantë, pavarësisht nëse zgjedh të tërhiqet apo të vazhdojë të luajë për Portugalinë.

“Besoj se do të gjejnë një zgjidhje. Cris e meriton një lamtumirë të madhe, qoftë nëse vendos të tërhiqet, qoftë nëse nuk vazhdon më me kombëtaren. Fundi i tij duhet të pasqyrojë gjithçka që ai ka merituar”, përfundoi Modric.

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

3 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

3 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

3 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

3 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

3 hours ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

3 hours ago