Rio Ferdinand ka reaguar në mbrojtje të Cristiano Ronaldos, ish-shokut të tij të skuadrës te Manchester Unitedi, pas publikimit të një shkrimi kritik ndaj yllit portugez.
Ronaldo, 41 vjeç, u largua para kohe nga grumbullimi i Përfaqësueses së Portugalisë, pasi trajneri Jorge Jesus vendosi të mos e aktivizonte në sfidën kundër Norvegjisë, më 27 shtator.
None found
Ditën e mërkurë, sulmuesi publikoi një deklaratë në të cilën pretendonte se Jesus kishte thyer premtimet e bëra ndaj tij.
Pas deklaratës, Ferdinand shpërndau në platformën X një artikull të “The Mirror”, të firmosur nga Harry Brent, i cili përmbante kritika të forta ndaj Ronaldos.
Në shkrim, Ronaldo përshkruhej si “narcisist”, ndërsa kërkohej që ai të mos përfshihej më në Kombëtaren e Portugalisë pas deklaratës së gjatë të publikuar prej tij.
Kjo mënyrë përshkrimi nuk u prit mirë nga Ferdinand, i cili reagoi publikisht ndaj artikullit.
“‘Narcisist’? Është terminologji e çmendur për t’u përdorur ndaj një personi që i ka dhënë kaq shumë futbollit dhe vendit të tij.”
“Harry Brent, mblidhe pak mendjen!”, shkroi ish-mbrojtësi i Manchester Unitedit në llogarinë e tij në X.
Ndërkohë, mbetet ende e paqartë se çfarë mase ndëshkuese do të marrë Ronaldo nga Federata Portugeze dhe nëse ai do të jetë i gatshëm për t’u grumbulluar me kombëtaren në ndeshjet e nëntorit.
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…