Luka Modric e kishte të vështirë ta përballonte barazimin e Kroacisë ndaj Shqipërisë (2-2) në ndeshjen e raundit të dytë të Kampionatit Evropian.
Ai u ul në mes të fushës duke shtrënguar kokën dhe dukej se ishte në prag të lotëve, ndërsa lojtarët kuqezi e ngushëlluan.
None found
Qazim Laçi dhe Klaus Gjasula i shënuan golat për kuqezinjtë, ndërsa Andrej Kramaric dhe një autogol i tanëve ishin golat e kroatëve.
Pas ndeshjes, Modric foli para mediave, duke e pranuar se në pjesën e parë ishin shumë dobët.
“Në pjesën e parë nuk bën asgjë. Ne u futëm sërish më keq në lojë, na shënuan gol dhe ishte e vështirë të luanim”.
“Në pjesën e dytë, trajneri bëri disa ndryshime dhe ishte shumë mirë deri në 5-10 minuta e fundit, ku ne nuk e di se për çfarë arsye u tërhoqën prapa dhe i lanë të na krijojnë dy mundësi nga kaosi dhe të shënojnë gol”, deklaroi kapiteni i kroatëve.
Modric shtoi se tashmë duhet të fitojnë ndeshjen e fundit ndaj Italisë për të parë pastaj mundësinë e kalimit të grupit.
Pas ndeshjeve evropiane, Trepça e Bashkimi vazhdojnë garën në Superligën e Kosovës në basketboll. Kampionia, Trepça, dhe nënkampioni, Bashkimi, përballen…
Portieri Thibaut Courtois, bëhet lojtari i radhës që ka vazhduar bashkëpunimin me skuadrën e Real Madridit. Klubi spanjoll, të premten…
Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, dhe rektori i Universitetit Trakya nga Edrene, Mustafa Hatipler, sot në Shkup nënshkruan Protokoll për…
Prokuroria Themelore Publike e Ohrit ka ngritur kallëzime penale kundër dy individëve dhe dy personave juridikë për vdekjen e punëtorit…
Ernest MuçiI pranishëm në panelin e emisionit “Mega Sport” në A2CNN, ish-futbollisti dhe më pas trajner i futbollit, Eduard Zhupa,…
Sot (e premte), 20 nëntor 2026, është hedhur në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës, për ndeshjet e “play-off”-it…