Takimi ndërmjet Paris Saint-Germainit dhe Barcelonës në Ligën e Kampionëve do të luhet në datën e parashikuar, pavarësisht përplasjeve mes protestuesve dhe forcave të policisë në Francë.
None found
Ministri i Brendshëm francez, Laurent Nunez, ka mohuar mundësinë që kjo përballje të shtyhet.
Kërkesa për anulimin e përkohshëm të ndeshjes ishte bërë nga një përfaqësues i sindikatës së policisë, i cili e kishte lidhur atë me situatën e tensionuar dhe trazirat sociale në vend. Megjithatë, Nunez ka sqaruar se kalendari i garave evropiane nuk do të ndryshohet.
“Shtyrja e ndeshjes mes Paris Saint-Germainit dhe Barcelonës nuk është në shqyrtim. Edhe ndeshjet e tjera që mund të zhvillohen në kuadër të Ligës së Kampionëve nuk janë në rrezik”, ka deklaruar Nunez.
Duela në “Parc des Princes” do të jetë pjesë e xhiros së tretë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve. PSG-ja dhe Barcelona e kanë nisur pozitivisht këtë garë, pasi secila skuadër ka marrë nga dy fitore në dy takimet e para.
Paris Saint-Germaini mposhti Manchester Cityn, ndërsa Barcelona triumfoi ndaj Galatasarayt dhe Feyenoordit, duke dëshmuar synimet për të vijuar me paraqitje të suksesshme në kompeticionin më prestigjioz evropian për klube.
Barcelona, megjithatë, do të përballet me vështirësi në mbrojtje. Trajneri Hansi Flick nuk do të ketë në dispozicion Jules Kounden dhe Eric Garcian, ndërsa Gerard Martin po përballet me një shqetësim fizik të marrë në ndeshjen kundër Real Betisit.
Përveç përballjes së rëndësishme me kampionin në fuqi të Evropës, Flick duhet të planifikojë edhe sfidën e fundjavës së ardhshme kundër Real Madridit në “El Clasico”. Kjo situatë mund të ndikojë në menaxhimin e minutave dhe të gjendjes fizike të futbollistëve.
PSG-ja, nga ana tjetër, do të luajë pa mbrojtësin Nuno Mendes. Pas deklaratës së ministrit të Brendshëm francez, mundësia e shtyrjes së ndeshjes është përjashtuar të paktën për momentin, ndaj të dyja ekipet do të vijojnë përgatitjet sipas programit.
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka pritur në takim përfaqësues nga delegacioni i Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara…
Marc Guehi ka zbuluar se lojtarët e Manchester Cityt kanë ruajtur qetësinë dhe unitetin pas vendimit të komisionit të pavarur,…
Këtë të hënë janë ngritur disa çadra për ndihmën e parë për punonjësit e policisë të lënduar gjatë protestave studentore.…
Kremlini tha sot se presidenti Vladimir Putin, presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe presidenti kinez Xi Jinping mund të zhvillojnë…
Sot, një përfaqësues i Ambasadës së Republikës së Bullgarisë, i cili vepron si i Ngarkuar me Punë në mungesë të…
Shefi i EULEX-it, Antero Lopes ka pritur në takim komandantin e ri të KFOR-it në Kosovë, Gjeneralmajor Roberto Vergori. Sipas…