Ernest Muçi u zgjodh dje lojtari i ndeshjes, pasi i dha fitoren Trabzonsporit në transfertën e Beshiktashit. Futbollisti i Kombëtares shënoi golin e fitores për 1 me 2.
Pas ndeshjes, trajneri Fatih Teke i Trabzonsporit u pyet për Muçin. Tekniku tregoi hapur se dëshira e stafit është që të qëndrojë, por do të mbetet në dorën e drejtuesve që duan të negociojnë me çmimin 8.5 milionë euro që kërkohet nga Beshiktashi.
None found
“Ia përcolla mendimin tim klubit dhe vetë Muçit. Muçi ishte i dobishëm gjatë kohës së tij këtu. Performanca e sotme(djeshme) ishte disi e ngjashme me atë që dhuron Muçi.
Nuk ka problem me idenë e dëshirës për të qëndruar Muçi. Mendoj se mund të ketë vështirësi financiare. Por mendoj se mund të shkojë në drejtimin që duam ne”, u shpreh Teke pas fitores me Beshiktashin.
Fjalët e trajnerit Teke kanë ndezur tifozët e Trabzonsporit, që po kërkojnë blerjen e kartonit. Fillimisht u tha se data e fundit për të nisur transferimin ishte sot, më 10 maj.
Pas ndeshjes me Beshiktashin u zbulua që bëhet fjalë për datën 20 maj, ndërsa më parë ishte një gabim i presidentit të Beshiktashit që kishte njoftuar ndryshe.
Protesta e studentëve kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama në Shqipëri ka tërhequr edhe vëmendjen e BBC-së. Media britanike raporton…
Studentja në degën e Psikologjisë, Livia Dedej, e ftuar këtë të shtunë në Euronews në emisionin Review me Greta Topjana,…
Rusia ka humbur 1,588,180 trupa në Ukrainë që prej nisjes së pushtimit në shkallë të plotë më 24 shkurt 2022,…
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se, sipas Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë,…
Orinda Huta ka rrëfyer në emisionin “Goca dhe Gra” historinë e saj shumë personale të përpjekjeve për të pasur një…
Milan Një spektakël i vërtetë ka rezultuar pjesa e parë në derbin e Madonninës mes Milanit dhe Interit, ku kuqezinjtë…