Milani merr vendin e parë në Serie A, falë fitores 1-0 të marrë në transfertë kundër Napolit rival. Oliver Giroud ishte heroi dhe Pioli për herë të parë festoi në një sfidë kundër Luciano Spallettit.
Pjesa e parë e ndeshjes ishte e vakët. Kuqezinjtë pretenduan për një penallti në minutën e 12-të, ndërkohë që më parë Rrahmani për Napolin kishte goditur jashtë.
None found
Të njëjtën gjë bëri edhe Osimhen, kurse Milani e vuri në vështirësi Ospina me Kalulu, por më pas pati faull. Asnjë gol në 45 minutat e para.
Milani e nisi me gol në pjesën e dytë, teksa Oliver Giroud nuk fali brenda zone dhe e çoi topin në rrjetë. Festë te Milani, që mund të prishej nga Osimhen.
Nigeriani ia dha në duar topin portierit Maignan. Kuqezinjtë iu afruan golit të dytë me Bennacer, i cili goditi nga jashtë zone. Portieri Ospina e devijoi dhe shmangur golin.
Napolit nuk i shkonte për shtat rezultati dhe Ounas trembi kuqezinjtë me një goditje në hyrje të zonës, në minutën e 77-të. Disa minuta më pas provoi edhe Lozano, por gjuajti jashtë.
Mike Maignan bëri detyrën në një rast tjetër, me Osimhen protagonist, kurse Milani u kundërpërgjigj me Theo Hernandez. Ospina ishte në gatishmëri. Saelemaekers i vetëm me portierin nuk e shënoi të dytin, për t’i mbyllur llogaritë. Goli i Giroud mbeti në fuqi dhe Milani merr tre pikët. /h.ll/albeu.com
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…