Milani po synon që të mposhtë konkurrencën e Arsenalit për të siguruar nënshkrimin me Benjamin Seskon gjatë afatit kalimtar veror.
‘Rossonerët’ thuhet se janë të gatshëm të ofrojnë 50 milionë euro për shërbimet e sllovenit, dhe kjo mund të bëjë që ata të kenë një avantazh ndaj Arsenalit pas takimit me agjentët e yllit të Leipzigut.
None found
Sipas Gazzetta dello Sport, takimi shkoi shumë mirë dhe ekipi i ardhshëm i Seskos sipas të gjitha gjasave do të jetë Milani.
Por teksa marrëdhëniet mes dy ekipeve raportohet se janë të mira, Milani me shumë mundësi do të detyrohet që ta rrisë ofertën e tyre, pasi paraqitjet e Seskos mund të bëjnë që çmimi i tij të ngritet në 65 milionë euro dhe mund të shkojë madje deri në 73 milionë.
Që prej se u bë e ditur që Olivier Giroud do të largohet nga Italia në fund të sezonit për t’u transferuar në Amerikë tek Angeles FC, Milani ka bërë vazhdimisht përpjekje për të gjetur zëvendësuesin e tij.
20-vjeçari ka shënuar 11 gola në 27 paraqitje për Slloveninë dhe ka qenë në formë të mirë për Leipzigun këtë sezon.
Ish-ylli i Salzburgut ka shënuar 13 gola në 30 ndeshje në Bundesliga, duke përfshirë gjashtë gola në gjashtë ndeshjet e fundit, dhe po ashtu ka shënuar dy herë në Ligën e Kampionëve, aty ku u eliminuan nga Real Madridi. /Telegrafi/
Cesc Fabregas ka komentuar fitoren historike të Comos me rezultat 9-1 ndaj Lensit në Ligën e Kampionëve, duke kërkuar nga…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…
Një anëtar i një organizate kriminale që mashtronte gra të moshuara ka rënë në prangat e Policisë në Selanik. [...]…
Dy aktivistët Dritan Goxhaj dhe Edison Lika janë liruar mbrëmjen e kësaj të mërkure, pasi u shoqëruan me forcë nga…
Kërkimet për 69-vjeçarin, Hamit Ibro janë duke vazhduar nën rrënojat e pallatit të shkatërruar nga shpërthimi që ndodhi ditën e…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…