Sergio Ramos zyrtarizoi mes lotësh divorcin nga Reali i Madridit, pas 16 vitesh me fanellën e Los Blancos, ndërsa tashmë shumë klube janë vënë në lëvizje për të marrë shërbimet e njërit prej mbrojtësve më të mirë të dekadës së fundit.
Sipas mediave spanjolle, 4 herë kampioni i Europës me Realin e Madridit është kontaktuar nga Paolo Maldini, që ka shfrytëzuar marrëdhëniet mjaft të mira me mbrojtësin, për t’i ofruar atij transferimin te Milani.
None found
Vetë Ramos mësohet se ka mirëpritur një transferim te kuqezinjtë, pasi do të ketë mundësinë të luajë sërish në Ligën e Kampionëve, por pretendimet ekonomike të tij janë shumë të larta për t’u përballuar nga klubi kuqezi.
Sipas televizionit spanjoll “El Chiringuito”, Ramos i ka bërë të qartë Maldinit se kërkon një pagë prej 15 milionë eurosh neto në sezon dhe një bonus prej 20 milionë eurosh, duke qenë se po transferohet si futbollist i lirë.
Këto shifra janë tërësisht jashtë mundësive ekonomike të italianëve, të cilët shpresojnë që Ramos të ulë pretendimet e tij ekonomike me kalimin e kohës, gjithsesi shumë do të varet edhe nga ofertat që do të vijnë në drejtim të spanjollit nga klube të tjera europiane. /SS/
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, pas përfundimit të Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK-së, deklaroi se delegatët i…
Klevi QefalijaDinamo ia doli me shumë klas të mposhtë Aluminij, duke i mposhtur në ndeshjen e kthimit me rezultatin 3-0…
Bayern Munich qysh e ka “tradita” ka triumfuar me rezultat të thellë ndaj ekipit Rottach-Egern.“Bavarezzët” ishin të pamëshirshëm ndaj ekipit…
Naser AlijiNjë fitore me shumë peshë për Dinamon, në mbrëmjen e sotme, që i solli dhe kualifikimin për në turin…
Real Madridi ka nënshkruar me sulmuesin e Levantes Carlos Espi.Espi që ishte pranë kalimit në Ligën Premier, ka zgjedhur skuadrën…
Protesta qytetare në Tiranë është mbyllur pas marshimit dhe tubimit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku mijëra protestues vijuan thirrjet…