Mikel Arteta mendon se gara për titull mes Arsenalit, Liverpoolit dhe Manchester Cityt do të vazhdojë deri në ndeshjen e fundit, në atë që do të bënte një ndër vikendet më të bukura në histori të Ligës Premier.
Të tri ekipet kanë teste të vështira për të kaluar, teksa gara për titull po shkon drejt fundit.
None found
Manchester City, të cilët po synojnë triumfin për herë të katërt radhazi, kanë një kalendar më të lehtë të ndeshjeve në letër.
Shtatë ndeshjet e tyre të fundit përfshijnë Luton Town, Brighton, Nottingham Forest, Wolves, Fulham, West Ham dhe në xhiron e fundit në udhëtim ndaj Tottenhamit.
Liverpooli, ndërkohë, do të përpiqet që të mbajë avantazhin me rezultate pozitive ndaj Manchester United, Crystal Palace, Fulham, Everton, West Ham, Tottenham, Aston Villa dhe Wolves.
“Ky është niveli dhe ka qenë po i njëjti nivel në këtë ligë në pesë ose shtatë vitet e fundit. Dallimi është shumë i vogël, le t’i shohim këto shifra deri në fund të sezonit dhe shpresoj se nëse ato mbahen, do të kemi një mundësi të mirë”, ka thënë fillimisht Arteta.
“Ne nuk jemi ende në krye dhe duhet të transformohemi në një ekip që fiton, fiton dhe fiton. Kjo është mënyra e vetme që ne të kemi mundësinë deri në ndeshjen e fundit të sezonit”, u shpreh ai.
Të besuarit e Artetës do të kenë punë deri në përfundim të kampionatit me kundërshtarë si Aston Villa, Wolves, Chelsea, Tottenham, Bournemouth, Manchester United dhe Everton. /Telegrafi/
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…