Categories: sport

Mevlan Zeka rikthehet te Gjilani: Synojmë t’i japim klubit diçka të veçantë

Mevlan Zeka është sërish pjesë e Gjilanit, klub ku luajti edhe në sezonin 2022/2023. Sulmuesi është rikthyer me synimin për të ndihmuar skuadrën t’i përmbushë objektivat në futbollin kosovar.

Të lidhura

None found

Fillimi i këtij sezoni ishte i vështirë për të, pasi një lëndim e pengoi të arrinte formën e dëshiruar. Tani që i ka lënë pas problemet fizike, Zeka ka nisur të kontribuojë për ekipin.

Në përballjen me Drenicën, ai shënoi dy golat e parë që nga rikthimi te Gjilani. Këto realizime i dhanë një shtysë të rëndësishme për vazhdimin e sezonit.

Gjilani ndodhet në pozitën e katërt me 14 pikë. Skuadra synon të mbetet në garë për vendet e larta dhe ta përfundojë gjysmësezonin sa më mirë.

Në një intervistë për Telegrafin, Zeka foli për rikthimin, vështirësitë në nisje të sezonit dhe rëndësinë e golave të parë. Ai gjithashtu diskutoi atmosferën në ekip, objektivat e përbashkëta me klubin dhe mbështetjen e tifozëve, Skifterave.

Mevlan, pas eksperiencës së parë në sezonin 2022/2023, je kthyer te Gjilani. Si po të duket rikthimi dhe çfarë pret nga ky sezon?

Zeka: U ktheva sepse me këtë skuadër kemi përballuar momente shumë të vështira, por, pavarësisht rrethanave, arritëm të kualifikohemi në Evropë dhe të luajmë në finalen e Kupës së Kosovës. Sot klubi është i organizuar shumë mirë dhe besoj se duhet të punojmë së bashku për t’i dhënë diçka të veçantë.

Pas shtatë ndeshjesh, ndaj Drenicës shënove dy herë për herë të parë që kur u riktheve. Çfarë ndikimi patën këta gola në vetëbesimin tënd?

Zeka: U lëndova që në ndeshjen e dytë dhe nuk arrita të jem 100% në formën që dëshiroja. Nisa sezonin ndryshe nga ç’e kisha pritur, por e kam lënë plotësisht pas lëndimin dhe nuk u dorëzova asnjëherë. Kam punuar pa ndërprerje për t’u kthyer te golat dhe për t’i dhënë sa më shumë skuadrës.

Gjilani është i katërti me 14 pikë. Si të duket ecuria e deritanishme dhe çfarë mund të arrijë skuadra këtë sezon?

Zeka: Synimi ynë është ta mbyllim gjysmësezonin sa më lart në tabelë, të jemi konkurrues dhe të mos dalim nga gara. Kështu, në fund të sezonit mund ta realizojmë objektivin që Gjilani, pa dyshim, e meriton.

Ku qëndron forca kryesore e Gjilanit dhe çfarë duhet të përmirësoni për të qenë më të fortë në garën për pozitat e larta?

Zeka: Kemi një grup të jashtëzakonshëm dhe në skuadër mbizotëron një atmosferë perfekte. Është e qartë se secili prej nesh duhet të japë maksimumin për këtë ekip dhe për fanellën që mban.

Çfarë synon personalisht këtë sezon dhe çfarë do t’u thuash tifozëve që presin më shumë gola e rezultate pozitive?

Zeka: Dua të vazhdoj me paraqitje pozitive, ta ndihmoj ekipin sa më shumë dhe, në fund, t’i arrijmë së bashku objektivat tona.

Duam që këtë rrugëtim ta vazhdojmë bashkë me tifozët tanë, Skifterat, të cilët na përkrahin fuqishëm në çdo ndeshje. Mbështetja e tyre ka shumë rëndësi për ne. Shpresoj që t’ua shpërblejmë me rezultate të mira dhe duke realizuar objektivat që kemi vendosur si skuadër.

të fundit

Elections in Tirana: Lapaj backs Binaj, hopes others will not withdraw

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka deklaruar se do të vijojë të mbështesë kandidaturën e Florjan Binajt për kryetar…

3 hours ago

Judge refuses to dismiss case against Lindsay Clancy, accused of killing her three children

Një gjykatës në Massachusetts të SHBA-së ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes për pushimin e çështjes penale ndaj Lindsay Clancy-t, e…

3 hours ago

Greece-Cyprus power cable debate: Athens says it has not sought permission from any other state

Qeveria greke ka reaguar lidhur me polemikat për projektin e ndërlidhjes elektrike mes Greqisë dhe Qipros, duke hedhur poshtë pretendimet…

3 hours ago

Shawcross kujton si Zlatan Ibrahimovici i dha fund aventurës së tij me Anglinë pas vetëm 10 minutash

Përballja me Zlatan Ibrahimovicin në kulmin e karrierës së tij ishte një sfidë e vështirë për çdo mbrojtës. Këtë e…

3 hours ago

Zgjedhjet në Tiranë, Lapaj mbështet Binajn: Shpresoj që të tjerët të mos tërhiqen

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka deklaruar se do të vijojë të mbështesë kandidaturën e Florjan Binajt për kryetar…

3 hours ago

Zubimendi mund të lërë Arsenalin në janar, një vit e gjysmë pas transferimit prej rreth 60 milionë eurosh

Martin Zubimendi mund të largohet nga Arsenali që në afatin kalimtar të janarit, vetëm një vit e gjysmë pas transferimit…

3 hours ago