Categories: sport

Messi vendimtar me dopietë, Argjentina pret biletën për fazën me eliminim direkt

Argjentina ka prerë biletën për në fazën e eliminimit direkt të Kupës së Botës 2026, pasi në përballjen e dytë të Grupit J triumfoi 1-0 ndaj Austrisë.

Njeriu i ndeshjes ishte edhe një herë Lionel Messi, që shënoi golin vendimtar në minutën e 38-të.

Të lidhura

None found

Kapiteni i “Albicelestes” reagoi në mënyrën më të mirë pas penalltisë së humbur në startin e sfidës, duke realizuar një supergol nga skaji i zonës dhe duke i siguruar tri pikë shumë të vlefshme ekipit të drejtuar nga Lionel Scaloni.

Skuadra argjentinase kontrolloi thuajse të gjithë takimin dhe prodhoi disa mundësi shënimi, ndërsa Austria u përpoq të kundërpërgjigjej pas pushimit.

Shansi më i mirë i austriakëve u regjistrua në minutën e 55-të, kur Marcel Sabitzer goditi nga një goditje e lirë, por Emiliano Martinez u përgjigj me një pritje spektakolare.

Në çastet kur ndeshja po i afrohej fundit, Leo Messi, pas një aksioni të bukur, shërbeu për Julian Alavarez, i cili gjuajti, portieri ndali tentativën, ndërsa pas topit të rikthyer ylli argjentinas, me dy përpjekje, kompletoi golin e pestë.

Falë këtij suksesi, Argjentina shkon në gjashtë pikë pas dy ndeshjeve dhe siguron matematikisht kualifikimin më tej si një prej skuadrave më bindëse të grupit. Austria, nga ana tjetër, mbetet në kuotën e tri pikëve.

Veç fitores, kjo mbrëmje mori vlerë historike edhe për Messin, i cili me golin kundër Austrisë u shndërrua në golashënuesin më të mirë në historinë e Kupës së Botës, duke vendosur një rekord të ri në turneun më prestigjioz të futbollit.

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

26 minutes ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

1 hour ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

1 hour ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

2 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

2 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

2 hours ago