Categories: sport

Argjentina bën përmbysjen e madhe ndaj Egjiptit dhe siguron çerekfinalen

Argjentina realizoi një nga kthesat më të bujshme të këtij Kampionati Botëror, duke e përmbysur Egjiptin nga 0-2 në 3-2 në çastet e fundit të një ndeshjeje të jashtëzakonshme dhe duke prerë biletën për në çerekfinale.

Të lidhura

None found

Skuadra e Lionel Scalonit e mori ndeshjen nën kontroll që në fillim, por ishte Egjipti ai që goditi i pari. Në minutën e 15-të, Yasser Ibrahim shfrytëzoi një harkim të Marwan Attias dhe shënoi me kokë, duke kaluar përpara ekipin afrikan.

Në minutën e 21-të, Argjentina fitoi një mundësi të artë për të rikthyer baraspeshën, pasi mori një penallti pas ndërhyrjes së Haissem Hassan. Sidoqoftë, Lionel Messi nuk arriti ta kthejë në gol, sepse portieri Mostafa Shobeir kuptoi krahun e goditjes dhe e priti penalltinë.

Edhe më pas, kampionët e botës vazhduan të këmbëngulnin në kërkim të golit, por Shobeir ishte protagonist absolut. Ai ndaloi fillimisht një tentativë të Julian Alvarez dhe më vonë reagoi edhe përballë Alexis Mac Allister, ndërsa Messi goditi shtyllën me një gjuajtje të fortë nga larg.

Me nisjen e pjesës së dytë, Egjipti u shfaq sërish i rrezikshëm dhe në minutën e 58-të i dha një tjetër goditje Argjentinës. Pas një kundërsulmi të shpejtë, Mostafa Zikon e dërgoi topin në rrjetë për shifrat 2-0.

Pas këtij episodi, ritmi i takimit ndryshoi. Lionel Scaloni hodhi në fushë Lautaro Martinezin dhe ndërhyrjet nga stoli i dhanë menjëherë një shtysë të re repartit ofensiv argjentinas.

Rikthimi nisi në minutën e 79-të, kur Lionel Messi shërbeu bukur në zonë për Cristian Romeron. Mbrojtësi kërceu më lart se kundërshtarët dhe shënoi me kokë, duke ngushtuar diferencën në 2-1.

Presioni argjentinas nuk u zbeh dhe vetëm katër minuta më pas erdhi edhe barazimi. Pas asistit të Gonzalo Montiel, Messi finalizoi me volej nga brenda zonës dhe topi përfundoi në rrjetë pasi preku pjesën e poshtme të traversës, për rezultatin 2-2.

Kur sfida po i afrohej fundit, Argjentina e mbylli përmbysjen e pabesueshme. Në minutën e 90+2-të, Lautaro Martinez dërgoi një krosim të fortë në zonë, ndërsa Enzo Fernandez u shkëput në mënyrë perfekte dhe shënoi nga afër për 3-2.

Nga një disavantazh 0-2 te triumfi 3-2, Argjentina dëshmoi karakterin, mentalitetin dhe frymën e një kampioni bote.

Edhe pse humbi penalltinë, Messi u përgjigj me një asist dhe një gol fantastik, ndërsa Romero dhe Enzo Fernandez vulosën një përmbysje që do të kujtohet gjatë.

të fundit

Nëse nuk më doni, thjesht më tregoni” – Ronaldo tregon versionin e plotë për përplasjen me Jesus dhe kërkon dënim nga Federata Portugeze

Cristiano Ronaldo ka reaguar për herë të parë në detaje lidhur me atë që ndodhi gjatë grumbullimit të fundit të…

1 minute ago

Kos zbulon reformën e zgjerimit të BE-së: Maqedoninë e presin integrimi gradual dhe kritere më të forta

Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, prezantoi reformën e re të Bashkimit Evropian për zgjerimin – të përshkruar në dokumentin…

11 minutes ago

Asllani godet në minutën e 11-të, Shqipëria kalon në avantazh ndaj San Marinos

Shqipëria ka kaluar në avantazh ndaj San Marinos në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve. Ishte Kristjan Asllani ai…

14 minutes ago

Seanca e ngjeshur parlamentare e së enjtes: Interpelanca me ministra, projektligje dhe komisioni hetimor për KAYO-n

Kuvendi do të zhvillojë të enjten seancë plenare me rend dite të ngjeshur, ku në fokus do të jenë interpelancat…

19 minutes ago

Speeches conclude as protesters march through the streets of Tirana

Janë mbyllur fjalimet e protestës sot në ditën e 129-të. Protestuesit tashmë kanë nisur të marshojnë në rrugët e Tiranës.…

20 minutes ago

Hamza criticizes Kurti’s proposals for president

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka reaguar pas deklarimit të kryeministrit Kurti, me propozimet e tij për president: Feride Rushitin…

20 minutes ago