Lionel Messi duhet të mendojë seriozisht për të ardhmen e tij pasi kontrata me klubin francez i skadon në fund të këtij sezoni.
Aludimet për një rikthim të Messit te Barça kanë qenë të shumtë, ndërsa ditën e sotme Presidenti i “katalanasve”, Joan Laporta e ka pranuar haptazi se është takuar me babain e 7 herë fituesit të “Topit të Artë”, madje ka treguar dhe detaje nga biseda.
None found
“Nuk ishte vendim i lehtë për t’u ndarë me Messin, por u desh të bëja një zgjedhje. Në fund duhej të vendosja institucionin të parin. Më vjen shumë keq por institucioni vjen para të gjithëve. Takimi me babain e Messit? Është e vërtetë që jemi takuar, e urova për triumfin e Argjentinës në Botëror. Por, nuk dua të flas shumë për një lojtar të PSG.
Nuk është se folëm shumë rreth rikthimit të Messit, më shumë zhvilluam një bisedë për atë që përfaqëson Messi për Barçën dhe mundësinë e një nderimi për të pasi është lojtari më i mirë në historinë e klubit”,- tregoi Laporta mbi takimin me babain e “pleshtit”.
Moti në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira.Në vend do të fryjë një erë e fortë…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 81.6 lekë dhe do shitet me…
Pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, Kosova vazhdon të përballet me një ngërç politik dhe institucional, duke e bërë formimin e…
Flakët masive kanë mbërthyer këtë herë pyllin e njohur të Fontainebleau, që shtrihet në juglindje të kryeqytetit francez, teksa vala…
Egli Tako vjen në një nga rrëfimet më personale në “Grida Duma Podcast”, ku flet për dashurinë, miqësinë, marrëdhëniet, jetën…
Forcat amerikane kanë ekzekutuar një seri të re goditjesh ajrore brenda territorit iranian, duke shënjestruar dhjetëra pozicione ushtarake në pjesë…