showbiz

Egli Tako rrëfen dashurinë: I dhashë besën dhe nuk kthehesha pas, në lidhje, vajza duhet të jetë “princesha”, jo djali

Egli Tako vjen në një nga rrëfimet më personale në “Grida Duma Podcast”, ku flet për dashurinë, miqësinë, marrëdhëniet, jetën pas “Big Brother VIP” dhe mënyrën se si e sheh sot botën.

Egli tregoi se askush nuk mund ta kuptojë çfarë ndodh brenda shtëpisë nëse nuk e ka përjetuar vetë.

Të lidhura

None found

“Kur hyn aty nuk e di nëse jeta vazhdon jashtë”, tha ajo, ndërsa pranoi se i kishte dhënë besën partnerit të saj dhe nuk kthehej më pas, edhe pse ishte e vetëdijshme se po gjykohej nga publiku.

Gjatë intervistës, Egli foli edhe për mënyrën se si e percepton dashurinë në ditët e sotme.

“Sot njerëzit nuk po dashurojnë më njeriun, nuk ta japin kohën. Në marrëdhënie vajzës i lejohet të jetë më e përkëdhelur. Në një lidhje vajza duhet të jetë princesha jo mashkulli. Këtë duhet ta pëlqej edhe partneri, do ta bënte më burrë”, u shpreh Egli, ndërsa foli edhe për materializmin dhe mënyrën se si shumë djem përpiqen të impresionojnë vajzat me luks, në vend të lidhjes së vërtetë.

Ajo tregoi edhe pse vendosi të heqë dorë nga trupi shumë muskuloz që kishte ndërtuar në palestër.

“Më pëlqen trupi që kam tani, më i hollë dhe femëror”, tha ajo.

E pyetur për jetën sentimentale, Egli pranoi se i mungon të ketë një partner, sidomos në fundjavë, por shtoi se nuk do të pranonte një lidhje që nuk e bën të lumtur./ Top Channel

të fundit

Shtatë sfida të Champions League nisin me përballjen Bayern–Arsenal dhe ndeshjet e Real Madridit e Interit

Bayern Munich - Arsenal LIVEAston Villa 0 - 0 VikingBayern Munich 0 - 0 ArsenalBetis 0 - 0 FeyenoordClub Brugge 0…

3 minutes ago

Kovatchev për protestat në Tiranë: Të rinjtë kërkojnë llogaridhënie dhe duhet të mbrohen kur kundërshtojnë pushtetin

Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tiranë, duke kërkuar…

6 minutes ago

Analiza e “The Guardian”: Ekstremi i djathtë po e përdor dhunën për një agjendë autoritare kundër emigracionit

Protestat e dhunshme dhe trazirat e fundit në Evropë, si në Francë, Itali, Gjermani e vende të tjera, të nxitura…

14 minutes ago

Këshilltari i Kremlinit: Rusia e gatshme për bisedime me Ukrainën dhe SHBA-në, raundi i ri mund të zhvillohet në nëntor

Presidenti rus Vladimir Putin i tha të mërkurën të dërguarit të posaçëm të SHBA-së, Steve Witkoff, se vendi i tij…

14 minutes ago

31 years after the disappearance of Remzi Hoxha, family demands full clarification of the case

Bëhen 31 vjet nga rrëmbimi i veprimtarit të çështjes kombëtare, Remzi Hoxha, i cili u mor me forcë nga vendi…

20 minutes ago

Analysts: Kosovo cannot allow Serbia to hold elections on its territory

Vetëm pak ditë para zgjedhjeve në Serbi, përpjekjet për ta shtrirë fushatën zgjedhore dhe mbajtjen e tyre edhe në Kosovë…

20 minutes ago