Categories: sport

Mbrojtësi i Beninit habit para ndeshjes me Argjentinën: “Nuk kemi plan për Messin

Mohamed Tijani, mbrojtësi i Beninit, është kthyer në qendër të vëmendjes pas deklaratës së dhënë para sfidës me Argjentinën, ku pranoi se skuadra e tij nuk ka përgatitur një strategji të posaçme për të ndalur Lionel Messin.

Argjentina do të përballet me Beninin të martën në mbrëmje, në stadiumin “Monumental” të Buenos Airesit. Kjo pritet të jetë ndeshja e fundit e Messit me përfaqësuesen “Albiceleste”.

Të lidhura

None found

Me 207 paraqitje dhe 125 gola, 39-vjeçari mban rekordet e kombëtares argjentinase për ndeshje dhe realizime. Për këtë arsye, sfida e radhës pritet të ketë një rëndësi të veçantë në karrierën e tij me fanellën e Argjentinës.

Gjatë një interviste për mediumin argjentinas C5N, Tijani u pyet se çfarë plani do të ndiqte Benini për të frenuar yllin e Inter Miamit, por përgjigjja e tij ishte befasuese.

“Nuk kemi nevojë ta markojmë Messin. Ne do ta shijojmë ndeshjen. Nuk ekziston ndonjë plan i veçantë për t’u mbrojtur ndaj tij; duhet vetëm ta shijojmë këtë përballje dhe kaq”, deklaroi ai.

Ish-mbrojtësi i Rayo Vallecanos më pas foli me admirim për kapitenin e Argjentinës, duke e vendosur atë në majën e futbollit botëror.

“Messi, ti je Zoti. Për mua, ai është më i miri në botë”, tha Tijani.

Në intervistë foli edhe mjeku i kombëtares së Beninit, i cili mbështeti vlerësimin e mbrojtësit: “Ai është më i miri në botë. Ai është Zoti i futbollit”.

të fundit

Gusia: The first violation against Arlinda Zekaj occurred at the Center for Social Work; wait for Kurti’s report due within 52 hours

Drejtoresha ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, Edi Gusia, ka kërkuar që në rastin…

5 seconds ago

“Je militant i thekur”, Alban Dudushi përplaset ashpër me Agron Shehajn: Ata të katit të tretë mos të më çojnë mesazhe, familjen mos ma prek

Një debat i ashpër ka shpërthyer mes kryetarit të Partisë Mundësia, Agron Shehaj dhe analistit Alban Dudushi. Gjithçka nisi kur…

27 seconds ago

Karamuço: The prosecution knows what happened to Erjon Vishkulli and must inform the public

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço foli për plagosjen e Erjon Vishkullit në sy…

41 seconds ago

Trader reported in Italy after threatening messages: “Anyone who steals, we’ll kill their whole family

Një tregtar 35-vjeçar me shtetësi kineze është denoncuar në Itali, pasi vendosi në raftet e dyqanit të tij tabela me…

1 minute ago

Debate over the governor’s legal protection; changes approved as Gjiknuri voices objections and Zaçaj cites Luxembourg

Në Komisionin e Ligjeve, deputetët socialistë votuan në favor të ndryshimit të dy neneve të ligjit për Bankën e Shqipërisë.…

2 minutes ago

Zegjine Çaushi denies buying a €240,000 home: I reserved an apartment with a loan and installment payments

Deputetja e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi, ka kundërshtuar pretendimet se pak muaj pasi mori mandatin parlamentar bleu një banesë në…

2 minutes ago