Lionel Messi po kalon një formë të shkëlqyer me Inter Miamin në Kupën e Botës për Klube, duke ndihmuar ekipin e tij të grumbullojë katër pikë në dy ndeshjet e para të fazës së grupeve.
Ylli argjentinas realizoi një gol nga goditja e dënimit ndaj Portos, duke e çuar në gjashtë numrin total të golave në këtë turne – pesë me Barcelonën dhe një me Inter Miamin.
Tashmë është vetëm një gol larg rekordit historik të Cristiano Ronaldos, i cili ka shënuar shtatë herë në këtë kompeticion me Manchester United dhe Real Madridin.
Edhe pse Messi gjithmonë ka theksuar se rivaliteti me Ronaldon ka qenë vetëm në fushë, ai vazhdon të rishkruajë statistikat që për një kohë i përkisnin portugezit.
Formati i ri i turneut, i cili tani përfshin një fazë grupesh, mund të jetë në favor të Messit, pasi më parë ekipet evropiane merrnin pjesë vetëm në dy ndeshje – gjysmëfinale dhe finale.
Përveç Messit, edhe Luis Suárez është në garë për të thyer rekordin e Ronaldos. Uruguaiani ka pesë gola në këtë turne, të shënuar të gjithë në edicionin e vitit 2015, ku ai realizoi një tregolësh në gjysmëfinale dhe një dygolësh në finale.
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Prokuroria e Posaçme kërkon autorizimin e Kuvendit për një masë arresti ndaj numrit 2 të…
Një situatë e tensionuar dhe e pakëndshme ka shoqëruar episodin e sotëm të programit “Përputhen”, ku një debat mes dy…
Në vitin 2025, Shqipëria paraqitet si vendi me nivelin më të lartë të dëshirës për emigrim në Rajon, sipas të…
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.3 lekë, në shitje me 82.6 lekë. Euro, do…
Këtë të mërkurë vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti do të jetë kryesisht me…
Dashi Dite mjaft pozitive dhe e mbushur me momente te lumtura kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndani çdo…