Nga Hergi Llupi
Sot u përcaktua Franca si finaliste e Kupës së Botës Katar 2022, ku do të përballen me Argjentinën e Messit.
None found
Finalja do të luhet ditën e dielë, më datë 18 dhjetor, ora 16:00. Finalja parashikohet të jetë e jashtëzakonshme, me shumë emocione dhe intensitet të lartë.
Argjentina duhet të bëjë kujdes, pasi në gjashtë finalet e fundit, Franca ka marrë pjesë katër herë, ku në dy prej tyre ka mundur të ngrejë në qiell trofeun më të rëndësishëm.
Në finalen e 1998, Franca mposhti Brazilin me rezultatin 3-0, ku shënues ishte Zidane me dy gola dhe Petit në fundin e lojës.
Në finalen e vitit 2006, Franca ishte përballë Italisë, ku 120 minutat përfunduan me rezultatin 1-1 me golat e Materazzit dhe Zidane, por me penallti ishin italianët të cilët fituan me rezultatin 5-3.
Kupa e Botës e vitit 2018 kishte në finale Francën përballë Kroacisë, ku “gjelat” fitojnë me rezultatin 4-2. Për Francën golat u shënuan nga autogoli i Mandzukic, Griezmann me penallti, Pogba dhe Mbappe. Kroatët shënuan me Perisic dhe Mandzukic.
Tashmë, finalja e Kupës së Botës Katar 2022 do të gjejë Francën përballë Argjentinës. Messi apo Mbappe? Kjo është pyetja ku në të cilën e gjithë bota dëshiron t’i japë përgjigje më datë 18 dhjetor.
Franca ka bërë një rrugëtim të gjatë në këtë turne, ku ka luajtur pa tre lojtarët e saj më të rëndësishëm, Benzema, Pogba dhe Kante.
Por, Messi shpreson që të fitojë këtë trofe, atë që nuk e ka fituar asnjëherë, Kupën e Botës. Theksohet se kjo Kupë Bote është e fundit për “pleshtin”, ku shansi i vjen edhe njëherë, pasi në 2014 u mposht në finale nga Gjermania, me golin e “frymës së fundit” nga Mario Gotze./ h.ll/albeu.com
TIRANË – Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e kritikuar edhe për…
Menjëherë pas incidentit të rëndë në bankën Raiffeisen, që preku llogaritë e mijëra qytetarëve, Banka e Shqipërisë, ka zbarkuar për…
"Kemi bërë përpjekje të jashtëzakonshme në bashkëpunim me vende të caktuara dhe komunikim të drejtpërdrejtë me një nga prodhuesit evropianë,…
Vizita e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dha një mesazh të qartë. Momentumi i zgjerimit është real…
Rrallë ndodh që dy polet e futbollit botëror të përplasen kaq mirë. Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi e ndriçuan skenën…
Policia ka kryer kontrolle të përforcuara të autobusëve dhe automjeteve të tjera për transport publik në të gjithë vendin.Gjatë aksionit,…