Categories: sport

Messi jep asist dhe Inter Miami siguron një tjetër fitore në MLS

Me një asist nga Lionel Messi, Inter Miami mposhti 2-0 New York City FC dhe konfirmoi pjesëmarrjen në play-off të Major League Soccer (MLS).

Të lidhura

None found

Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 20-të nga German Berterame, i cili shënoi për të tetën herë këtë sezon, me Luis Suarez që shërbeu si asistues. Pak para fundit të pjesës së parë, Rodrigo De Paul dyfishoi shifrat pas një pasimi të Messit.

Kjo është hera e parë që nga muaji korrik që Inter Miami arrin dy fitore radhazi në kampionat. Skuadra floridane vinte nga suksesi 4-0 kundër DC United, ku në listën e golashënuesve ishin edhe Messi dhe Suarez.

Në takimin e fundit, portieri Dayne St. Clair luajti një rol kyç, duke neutralizuar një penallti të Nicolas Fernandezit në minutën e fundit dhe duke e mbajtur portën e paprekur për ndeshjen e dytë me radhë.

Kjo ishte gjithashtu fitorja e dytë në ligë që prej ardhjes së trajnerit Cristian Kily Gonzalez, i cili e mori drejtimin e ekipit më 16 shtator.

Inter Miami ka siguruar një vend në play-off për të tretin vit me radhë. Sezonin e kaluar, klubi fitoi për herë të parë në histori MLS Cup, duke mposhtur Vancouverin në finale.

Për Messin, ky përbën një tjetër objektiv të rëndësishëm në një vit të veçantë.

Sulmuesi argjentinas e çoi kombëtaren e tij në finalen e dytë radhazi të Kupës së Botës, kurse një muaj më pas i dha lamtumirën karrierës me ekipin kombëtar.

Tani ai synon ta mbyllë sezonin me një tjetër trofe në nivel klubesh.

Në sfidën e radhës, Inter Miami do të udhëtojë te Atlanta United të shtunën, ndërsa New York City FC do të presë Los Angeles FC-në.

të fundit

VIDEO/ Vučić’s party MP has a bucket of yogurt thrown at her head in front of Parliament

Një incident është regjistruar përpara Kuvendit të Serbisë, ku deputetja e Partisë Progresive Serbe (SNS), Lidija Vukiçeviç, është sulmuar nga…

4 minutes ago

Greece, envelope containing white powder causes alarm at Ministry of Citizen Protection

Në alarm janë vendosur organet greke të Rendit pas zbulimit të një zarfi me pluhur të bardhë që ka mbërritur…

4 minutes ago

LSDM akuzon Mickoskin dhe Sllaveskin se synojnë ta shesin “Alta Bankën” me çmim të përgjysmuar për të fshehur llogaritë dhe transaksionet

Mickoski dhe Sllaveski planifikojnë ta shesin "Alta Bankën" dy herë më lirë, vetëm për të fshehur llogaritë dhe transaksionet, akuzojnë…

5 minutes ago

I have been recommended surgery/ Veliaj asks to attend hearing, Dumani: We have no medical report on his condition

Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është zhvilluar sot seanca e gjyqit në themel për kryebashkiakun…

5 minutes ago

ESHA evidenton mangësi të rënda në sigurinë e të dhënave në Agjencinë e Punësimit në RMV: vetëm dy punonjës në IT

Enti Shtetëror i Auditimit ka identifikuar dobësi serioze në zbatimin e masave të sigurisë dhe kontrolleve në sistemin IT të…

5 minutes ago

Convicted of drug trafficking in Italy and under investigation for medicine smuggling in Albania, prosecutor’s office seizes Ilir Shehu’s assets: companies,…

Gjykata e Shkallës së Parë, me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, ka sekuestruar pasuritë e shtetasit Ilir Shehu alias Ilir…

5 minutes ago