Categories: sport

Messi i kënaqur pas mbrëmjes historike me Argjentinën: “Jam shumë i lodhur”

Lionel Messi vazhdon të lërë gjurmë në Kupën e Botës 2026, teksa u bë realizuesi më i mirë në historinë e këtij kompeticioni. Ndërkohë, Argjentina vulosi kualifikimin në fazën eliminatore falë triumfit 2-0 ndaj Austrisë.

Edhe pse nuk arriti të shënojë nga penalltia, kapiteni i Argjentinës e mbylli sfidën me dy gola, në një natë të veçantë për të, duke çuar në gjashtë numrin e ndeshjeve radhazi ku ka gjetur rrjetën në Kupën e Botës.

Të lidhura

None found

I pyetur për rekordin e arritur dhe ndjesitë pas ndeshjes, 38-vjeçari dha një përgjigje në stilin e tij të zakonshëm.

“Jam shumë i lodhur”, tha Messi me buzëqeshje.

Goli i tij i parë erdhi pas një krosimi të ulët të Facundo Medina, moment që e ngjiti në kuotën e 17 golave në Kupat e Botës të meshkujve dhe femrave, duke u barazuar me ikonën braziliane Marta.

Në minutat shtesë, sulmuesi argjentinas shënoi sërish dhe shkoi në 18 gola, duke vendosur kështu një rekord të ri absolut në historinë e turneut.

“Jam shumë i lumtur me fitoren. Ishte një fitore jashtëzakonisht e rëndësishme, një ndeshje e vështirë për të cilën punuam shumë. Na jep qetësi për atë që na pret më pas”, u shpreh ai.

Argjentina mund ta kishte pasur edhe më të thjeshtë mbrëmjen, nëse Messi do të ishte treguar i saktë nga pika e bardhë në pjesën e parë. Sidoqoftë, veterani vlerësoi mënyrën si reagoi skuadra pasi Austria ngriti nivelin e lojës në pjesën e dytë.

“Të them të drejtën, mënyra se si përfundoi gjithçka sot ishte spektakolare. Kisha penalltinë që mund ta rriste avantazhin tonë, por jam i lumtur me rezultatin dhe me punën e ekipit”, shtoi ai.

Messi, që më vonë gjatë kësaj jave do të mbushë 39 vjeç, ka shënuar deri tani pesë gola në këtë Kupë të Botës. Nga ana tjetër, Argjentina ka mbledhur gjashtë pikë në dy ndeshje të grupit J.

Me këtë fitore, kampionët e botës e kanë siguruar avancimin në fazën e 1/16-ës së finales, edhe pse u mbetet ende një ndeshje për të zhvilluar.

të fundit

Jagxhiu bën thirrje për thellim të partneriteteve globale në teknologji dhe siguri

Në Prishtinë është mbajtur Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë, i organizuar nga RIT Kosova dhe Special Competitive Studies Project (SCSP), ku…

2 minutes ago

PD kundërshton identifikimin elektronik në zgjedhje, i paraqet KQZ-së raportin dhe kërkesën

Mungesa e besimit ndërmjet Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike arriti në pikën që demokratët t’i paraqisnin zyrtarisht kërkesën KQZ-së për…

12 minutes ago

Portieri i Dortmundit në qendër të vëmendjes, Ramaj bëhet “okazion” për kombëtaren shqiptare – vendimi pritet vitin e ardhshëm

Diant RamajMundësitë për të tashmen dhe të ardhmen bëjnë që Shqipëria të eksplorojë për yjet që do të rrisnin perspektivën…

16 minutes ago

Emërim i ri në krye të Doganave, 319 milionë lekë për banesat e dëmtuara dhe rregulla të reja për partneritetet publike-private – vendimet e qeverisë

Në mbledhjen e 20 nëntorit, Këshilli i Ministrave miratoi një sërë vendimesh që lidhen me emërime në administratë, fondet e…

16 minutes ago

Kampi stërvitor i Dritës pajiset me bar natyral, nisin punimet

Drita ka nisur realizimin e një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore të klubit, atë të shtrimit të tapetit me…

22 minutes ago

Arbër Çepani flet pas shumë kohësh për privatësinë, foton e fundit dhe mundësinë e rikthimit në Big Brother

Arbër Çepani, fituesi i Big Brother-it të parë në Top Channel dhe tashmë një sipërmarrës i ftuar në një intervistë…

26 minutes ago