Ylli i Argjentinës, Lionel Messi nuk është i sigurt për të ardhmen e tij me ekipin kombëtar pas Kupës së Botës në Katar 2022.
Sulmuesi i PSG-së ka pasur një sezon të vështirë në nivel klubesh, por shënoi një herë pasi skuadra e tij mundi Venezuelën 3-0 në kualifikueset e Kupës së Botës të premten.
None found
Messi shpjegoi se ai do të duhet të rivlerësojë gjërat pas Kupës së Botës në Katar pasi ndihmoi skuadrën e tij të mposhtte Venezuelën:
“Nuk e di se çfarë do të bëj pas Kupës së Botës. Unë jam duke menduar për atë që do të vijë. Pas Katarit do të më duhet të rivlerësoj shumë gjëra.”
Messi shtoi se është i lumtur që është në kampin e ekipit kombëtar pasi ata ngritën trofeun e tyre të parë ndërkombëtar në gati tre dekada, kur fituan Kupën e Amerikës në 2021.
“Ka një kohë që jam i lumtur këtu, që para se të fitoja Kupën. Jam mirënjohës për të gjitha këto që më bëjnë të ndihem sa herë që vij në Argjentinë.”
Messi do të mbush 35 vjeç në qershor dhe i pyetur për të ardhmen e tij me kombëtaren argjentinase pas Kupës së Botës 2022, ai tha:
“Nuk e di, e vërteta është që nuk e di. Mendoj për atë që po vjen, e cila është afër, Ekuador (të martën). Ndeshjet përgatitore në qershor dhe shtator. Le të shpresojmë që këto të shkojnë në mënyrën më të mirë të mundshme. Por me siguri pas Kupës së Botës shumë gjëra do të ndryshojnë”./ h.ll/albeu.com
Mirlind Daku Një intervistë e dhënë për “SovSport”, media ruse, ka mjaftuar që të dalin prapaskena interesante nga Mirlind Daku…
Agjencia e lajmeve “Reuters”, i ka kushtuar një artikull të gjera protestave në disa vende të Evropës, mes tyre edhe…
Vetëm golat nuk ishin të mjaftueshëm. Pavarësisht gjithë golave të tij të shumtë, Kylian Mbappe u detyrua të kënaqej me…
Qeveria e Kosovës do të mbajë të mërkurën mbledhjen e tetë, me fillim në orën 08:00, ku në rend dite…
Liverpooli ka nisur përgatitjet për një largim të mundshëm të Alexis Mac Allisterit gjatë verës së ardhshme, ndërsa interesimi i…
Prokurorët publikë po zgjedhin sot drejtues të ri të Zyrës së Prokurorit Publik Themelor për Ndjekjen e Krimit të Organizuar…